Celulari gjate shtatezanise krijon probleme personaliteti per femijen

Celulari gjate shtatezanise krijon probleme personaliteti per femijen
Ekspozimi i fetusit ndaj radiacionit të krijuar nga valët e celularëve ka gjasa që shkakton dëmtim të sjelljes dhe personalitetit. Ky është konkluzioni i studiuesve në universitetin e Yale në SHBA. Sipas raportit, radiacioni prek zhvillimin e trurit dhe mund të krijojë hiperaktivitet. Dyshimi u ngrit pas eksperimenteve të kryera me minjtë që u mbajtën nën vëzhgim duke i vënë celular afër. Në fund rezultoi se minjtë shtatzënë që u ekspozuan ndaj celularëve u bënë më aktivë në krahasim me minjtë që nuk qenë shtatzënë.

Studimi doli në konkluzionin se dalimet në të sjellur mund të jenë shkaktuar nga efekti i neuroneve në trurin e minjve. Rrjedhimisht është hedhur hipoteza se rritja e incidencës së fëmijëve hiperaktivë gjatë viteve të fundit në SHBA mund të jetë shkaktuar nga prania e terlefonëve celularë dhe radiacionit që ato krijojnë te fetuset. Sipas studimit, mbetet e paqartë se si janë të prekur njerëzit nga radiacioni i celularëve, por sugjerohet që kufizimi i pranisë së celularit në jetët e nënave të ardhshme mund të jetë një ide e mirë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama