Celulari i shpeton jeten shqiptarit ne Itali

Celulari i shpeton jeten shqiptarit ne Itali

Celulari që kishte në xhepin e xhaketës i ka shpëtuar sot jetën një emigranti shqiptar në Itali, pasi u qëllua me armë ndaj tij, duke e lënë të plagosur. Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Napoli, ku Alessandro Di Costanzo, 43 vjeç  ka qëlluar me armë ndaj 28-vjeçarit shqiptar, për t’u hakmarrë për një zënkë mes fëmijëve të tyre. Emigranti shqiptar i është nënshtruar një operacioni që i ka hequr plumbin 7.65 milimetërsh. I arrestuari ka bashkëpunuar me policinë dhe është arrestuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama