Ambasadori rus në vendin tonë, Leonid Grigorieviç Abramov, ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka shprehur keqardhjen për qëndrimin e Tiranës zyrtare në lidhje me çështjen e Krimesë. “Mund të shpreh vetëm keqardhje dhe Shqipëria e di shumë mirë parimin e vetëvendosjes dhe sa i rëndësishëm është ky parim për një jetesë normale të popujve”.
Ambasadori Abramov komentoi të gjitha zhvillimet në Krieme, duke i cilësuar si të drejta, pasi ato u realizuan në bazë të rregullave ndërkombëtar të shkruara dhe që i përmban OKB-ja. Ai tha se, pushteti në Ukrainë u mor me forcë dhe Rusia do të mbronte popullin e tij në Krime. Ambasadori rus gjithashtu ka fajësuar perëndimin, sepse heshti kur opozita ukrainase shpalli qeverinë fituese duke shkelur rregullat.
“E para, në Ukrainë, në datat 20 e 22 shkurt ndodhi grushti i armatosur i shtetit dhe pushtetin e zaptuan forca jolegjitime, me mbështetje direkete të përfaqësuesve të perëndimit. Momenti kyç është këtu nënshkrimi i marrëveshjes, Jakunoviç dhe përfaqësuesve të opozitës, në prani të përfaqësuesve të Perëndimit i kanë respektuar pikat e kësaj marrëveshje dhe tërhoqën forcat. Por, liderët e opozitës e kanë hedhur në koshin e plehrave të nesërmen marrëveshjen. Me një pëlqim të heshtur të perëndimit, dhe në vend të qeverisë së Bashkimit së Unitetit Kombëtar u shpall qeveri e fituesve. Liderët e opozitës me njerëz gjysmë të armatosur kanë detyruar deputetët qw të votojnë me dhunë përfaqësuesit e qeverisë së re. Kishim të bënim me raste të terrorit, kërcënimit e dhunës së atyre që nuk ishin dakord”.
“Pr/ligji i parë që ka përpiluar opozita në Parlamentin ukrainas ka qenë ndalimi i gjuhës ruse. 45% e popullsisë në Ukrainë flasin rusisht, në Krime rusët përbëjnë 98%. Në këto kushte popullsisë së Krime, si mbeti gjë tjetër veçse të përdorte të drejtën e vetëvendosjes në përputhje me nenin 1 të OKB-së. Sipas deklaratës së OKB-ë vetëm ato shtete gëzojnë të drejtën territoriale, nëse i respektojnë të drejtat e popullsisë në mënyrë të barabartë. Duke respektuar të gjitha shtresat e popullsisë dhe nga ana e qeverisë, pavarësisht anës së fesë e treguesve etnikë, një qeveri të tillë në Kiev nuk e shohim për momentin. Po të marrim deklaratat e fundit, atë në 19 mars, e djeshme thyhen kompetencat e presidentit që u kanë dhënë një urdhër forcave të ushtrisë të përdorin armët kundër popullsisë civile. Ndaj populli i Krimesë nuk kishte mundësi të tjera, të paktën në kuadrin e shtetit të Ukrainës. Shteti i Ukrainës ka humbur të drejtën për të mbrojtur integritetin territorial”.
Kurse paralelizmit që Putin i bëri Krimesë me Kosovën, ambasadori u përgjigj: “Nuk jam për deklarata të tilla, por udhëheqës dhe të Shqipërisë dhe Hashim Thaci kanë deklaruar se nuk ekziston asnjë ngjashmëri mes Kosovës dhe Krimesë. Nuk e kemi thënë ne, por e keni thënë ju”.