Ceshtja e armeve kimike deputetet e PD bllokojne foltoren

Ceshtja e armeve kimike, deputetet e PD bllokojne foltoren

Çështja e armëve kimike është në qendër të diskutimeve të seancës plenare të Kuvendit. Deputeti demokrat Sali Berisha kërkoi që në sallën e Kuvendit të vijë urgjent Kryeministri Edi Rama për të dhënë llogari për këtë çështje të rëndësishme, duke e akuzuar se ka mashtruar qytetarët shqiptarë.

"Kryeministri ka bërë megamashtrimin më të madh në histori. Rama premtoi në New York vullnetarisht me pasion në tre takime të veçanta se Shqipëria mund të marrë përsipër këtë akt, të cilin e refuzoi Rusia, SHBA, Norvegjia, Britania dhe shumë shtete të tjera. I mbeti Shqipërisë së vogël ky proces, që nuk ka asnjë kusht të vetëm të shkatërrimit të armëve kimike", u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri kërkoi nga pasardhësi i tij që të anulojë vizitën ne Beograd dhe do të japë llogari për këtë cështje. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se ende nuk ka një vendim për këtë cështje dhe për këtë duhet të jenë të sigurt si qytetarët, ashtu edhe deputetët.

Më pas ka qenë deputetja demokrate Mesila Doda, e cila ka ftuar të gjitha gratë deputete që bllokojnë foltoren e parlamentit, deri kur në sallë të jetë i pranishëm kryeministri Rama, i cili të përgjigjet për këtë cështje. Bashke me zonjat deputete, ne kete proteste brenda salles se Kuvendit eshte bashkuar edhe ministri i Mjedisit Lefter Koka.

"Këtu ju doni të bëni teatër, por asnjë deputet nuk do të kapet për zhelesh ", u shpreh Meta, duke njoftuar ndërprerjen e seancës për 10 minuta.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama