Te kuptosh fantazite
Ka nje linje te gjate te shijeve personale te fantazise seksuale, ashtu siç mund te kete shije te ndryshme per gjera ta ndryshme. Disa njerez mund te ndihen ne siklet per fantazite e tyre, duke menduar se po mendojne diçka te papranueshme nga te tjeret, nga shoqeria qe i rrethon. Fantazite seksuale mund te shprehin nje aspekt te mendjes se papergjegjshme te njeriut. Per shembull, fantazite per te qene te bindur apo pasive mund te lidhen drejtperdrejt me deshiren per te eksperimentuar nje nxitje te larte seksuale pa pergjegjesi personale. Zakonisht imagjinohet per diku ku eshte e pamundur t’i realizosh ne jeten reale, si per shembull imagjinata per te kryer seks ne vende publike apo me nje person te veçante. Ndonjehere keto fantazi vijne ne mendjen e njeriut pikerisht sepse jane te pamundura ne jeten reale.
Te fantazosh per njerezit
Disa njerez shqetesohen sepse fantazojne per dike tjeter, i cili nuk eshte partneri i tyre, duke menduar kete si nje akt tradhtie, duke besuar verberisht se kjo eshte nje deshire qe nuk tregon aspak besnikeri. Ne fakt ky eshte nje rast shume i rralle. Te dhenat tregojne se personat te cilet kane kete lloj fantazie jane me te lumtur, me te dashuruar dhe kane nje lidhje me te besueshme. Ne kete menyre mendja zbulon vende qe trupi nuk ka aspak ne mend t’i vizitoje.
Vlerat e fantazise
Seksi fillon ne tru. Keshtu qe nje imagjinate aktive mund te nenkuptoje se jeni gati per seks perpara se nje tregues fizik ta vertetoje kete gje. Ne kete menyre deshira dhe nxitja seksuale jane ne nje nivel me te larte. Disa njerez besojne se nje imagjinate seksuale aktive mund te jete baza per te pasur nje marredhenie seksuale shume te larmishme si ne romantizem edhe ne seks. Kjo mund t’u vije ne ndihme ne menyre te veçante partnereve te cilet nuk kane karakterin e aventurierit. Por nga ana tjeter, nese mendoni se te eksperimentoni ne shtrat eshte nje eksperience e sikletshme, fantazia ju ofron mundesine te lini te lire imagjinaten tuaj dhe te beni ate qe nuk do ta kishit menduar asnjehere. Fantazia seksuale mund te perdoret si nje arene praktike ku mund te ndertoni besimin perpara se te nisni diçka me te forte. Ne terapite fizike-seksuale imagjinata perdoret zakonisht per te bllokuar mendimet negative. Nese gjate nje takimi seksual vini re se mendja juaj mendon gjithmone per gjera te keqija, aspak joshese dhe eksituese, fantazia mund te jete nje zgjidhje shume e mire per t’u perqendruar ne kenaqesine seksuale.