1. Pas nje ndarjeje teper te rende me te dashurin, shoqja jote lere me qe nuk ka qene aty per te te ngushelluar, por menjehere ka shkuar te ish i dashuri yt, duke e ngushelluar ate. Ti nuk i di detajet, e as qe te interesojne.
2. I pelqejne shume rrobat tua, i pelqen shija jote, si dhe kualiteti i rrobave qe zgjedhe ti. Kjo shkon aq larg, sa qe rregullisht huazon rroba nga ti, por kurrsesi nuk t’i kthen me.
3. Kur ka qene disi e habitur, i ka rreshqitur e verteta se me ty rri vetem per ta ditur se ka edhe me keq se ajo, apo se duke te shikuar ty, ndihet me e bukur.
4. Ke dale me te ne nje darke te bukur. Ne teori, do te duhej qe te dyja ta paguanit dreken e ngrene, por kur vjen llogaria, kerkon nga ti qe ta paguash te teren – edhe ate per shkak se tash vone ka blere çante te shtrenjte dhe nuk ka shume para.
5. Kur ben plane me te, gjithmone e di se duhet te kesh edhe plane rezerve, meqe e di se, sipas te gjitha gjasave, ajo do te te zhgenjeje, duke anuluar planet ne momentin e fundit. Ne fakt, e ke veshtire te kujtosh heren e fundit kur ajo ka respektuar fjalen e dhene.
6. Te therret vetem kur i duhet ndonje gje, e edhe kur te therret ne telefon, gjithmone i ngutet.
Keto jane vetem disa nga arsyet, meqe te tilla ka edhe me shume. Por, esenca e tere kesaj meseleje eshte se shoqja e ketille eshte duke te te shfrytezuar dhe se shoqeria me ty per te nuk dmth asgje. Mendo mire e mire se a ke nevoje edhe ti per nje shoqe te tille.