Cfare bejme me te vertete ne nje ore internet?

Cfare bejme me te vertete ne nje ore internet?
Një studim më i fundit shkencor ka shpallur rezultatet e vërteta se sa kohë qëndrojnë njerëzit në internet dhe përse e përdorin atë. Janë monitoruar rreth 25 milion njerëz, ndërkohë ne po ju paraqesim të renditura 10 gjërat që bënë çdokush nga ne duke naviguar në internet.

Sa dhe çfarë gjërash bëjmë realisht në  një ore e gjysmë që navigojmë në internet? Shumë gjëra, ndonjëherë pjesën më të madhe e harxhojmë për argëtim. Kjo është konfirmuar si rezultat i një kërkimi shkencor, ku janë monitoruar rreth 25 milion njerëz, kryesisht nga SHBA-ja, Britania dhe Australia. Në bazë të këtij studimi janë përcaktuar 10 kategori dhe minutat reale të navigimeve të tilla si: navigimet me “pullë të kuqe”, navigimet për biznes, email, modë dhe tendencë, lajme dhe informacione, blerje etj. Ndërkaq le ti shohim ato më poshtë, në rend zbritës.

1-Navigimi në rrjetet sociale
13 minuta

2-Argëtimi online
9 minuta

3-Shopping në web
9 minuta

4-Lajme dhe informacione
3 minuta

5-Aktivitet të ligjshëm biznesi
2 minuta

6-Navigim në saitet me “pullë të kuqe”
2 minuta

7-Dërgim dhe marrje emaili me korrespondencë
2 minuta

8-Moda dhe tendencë
2 minuta

9-Kërkime për udhëtime online
1 minutë

10-Aktivitete të ndryshme dhe të papërcaktuara
19 minuta

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama