Cfare do te ndodhe pas vendimit te UEFA-s?

Cfare do te ndodhe pas vendimit te UEFA-s?

Vendimi i sotëm i Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës që dënon Shqipërinë me humbje në tavolinë 3-0 mund të mos jetë vendimi përfundimtar. Së pari, Federata Shqiptare e Futbollit ka të drejtë ta apelojë çështjen. Humbja në tavolinë për shkak të mos pranimit për rifillimin e ndeshjes dhe gjoba 100 mijë euro mund të hiqen edhe pse argumenti i UEFA-s është shumë i rëndë.

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka thotë se Shqipëria “humbi betejën e parë, por jo luftën”.

“Jam i bindur që do ta fitojmë këtë çështje. Do të kisha shumë dëshirë që vendimin e duhur ta jepte shkalla e parë, komisioni i disiplinës, por nuk dyshoj që do ta fitojmë këtë betejë. Në apel dhe në arbitrazh”, është shprehur Duka.

Në reagimin zyrtar të FSHF-së fill pas vendimit të UEFA, thuhet se, “do të kërkohen argumentet e vendimit dhe do të apelojmë këto vendime” që për FSHF-në është “aspak i drejtë”.

“Ky është një vendim tërësisht i njëanshëm ku dënohemi vetëm ne dhe aspak Serbia. Është e çuditshme se si mund të dënohemi ne që ishim viktima të dhunës dhe racizmit serb. Ne nuk refuzuam rikthimin në fushë, por ishte siguria e pamjaftueshme ajo që solli ndërprerjen e ndeshjes”, ishte reagimi i FSHF-së.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama