Cfare duhet te hame

Cfare duhet te hame
Riaktivizoni metabolizmin: vetëm kështu mund të eliminoni yndyrnat e tepërta dhe ndjesinë e fryrjes. Kur flasim për procesin metabolik, i referohemi një makinerie të ndërlikuar ku përfshihen hormonet dhe enzimat që e transformojnë ushqimin në energji. Procesi metabolik përcakton me eficiencë atë karburant që digjet, pra kur humbasim menjëherë peshë dhe në mënyrë po aq të lehtë e rimarrim. Të gjithë njerëzit i djegin kaloritë në të njëjtën mënyrë. Në këtë proces marrin pjesë shumë faktorë: e para dhe më e rëndësishmja është mosha. Pas moshës 40-vjeçare fuqia e metabolizmit ulet me 5% çdo 10 vjet; i dytë është seksi, ku më të favorizuar janë meshkujt, sepse edhe kur janë duke ndenjur, djegin më shumë kalori se femrat; më pas vjen masa trupore: sa më pak kile të keni në trup (logjikisht më shumë muskuj), aq më efikas do të jetë metabolizmi. Nëse është kështu, si t’ia bëjmë për të rrëzuar disa kilogramë nga pesha? Ka ardhur koha që të hiqni dorë nga numërimi i kalorive, peshorja dhe sakrificat e kota. Më poshtë do të lexoni disa prej trukeve që ju ndihmojnë të dobësoheni më lehtë.

Më elegante dhe bark të sheshtë? Bëni kështu…

Në çdo vakt të ditës (mëngjes, drekë, darkë si dhe dy mesvaktet) konsumoni një ushqim që ka shumë proteina (mish të bardhë, peshk, vezë, qumësht, kos, gjizë, perime), duke zgjedhur atë që i përshtatet më shumë vaktit. Për shembull veza, kosi dhe gjiza mund të përdoren në mëngjes, por edhe pasdite. Po ashtu, konsumoni ushqime me vlera të mëdha ushqyese (pra, që përmbajnë shumë vitamina, minerale, fibra etj., siç janë kornflekset dhe derivatet e tyre, por edhe frutat e zarzavatet e freskëta të stinës); alternojini vaktet gjatë ditës në mënyrë që të favorizoni punën e metabolizmit (mëngjes të bollshëm, sepse mëngjesi është më aktiv dhe darkë të lehtë, sepse dihet që ushqimi mezi tretet); bëni aktivitet të rregullt fizik, kështu që do ta keni më të lehtë të eliminoni dhjamin e tepërt.

Thojini ‘Jo’ dietave hipokalorike që ju ndihmojnë të humbisni peshën

Kot lodheni duke numëruar kaloritë, sepse nuk do të ulni asnjë. Secili prej nesh ka një limit peshe, poshtë të cilës është e vështirë të biesh. Organizmi identifikon një vlerë si të tijën dhe bën gjithçka për ta mbajtur atë. Kur arrihet ky ekuilibër, ulja e prurjes energjetike mund të ketë efekt të kundërt: për t’u mbrojtur, trupi dobëson metabolizmin. Është më mirë të ruani ritmin e të ushqyerit që do t’ju ndihmojë të digjni kaloritë, duke bërë aktivitet fizik.

Hani mëngjes brenda një ore pasi jeni zgjuar

Është një e fshehtë që shërben për t’i dërguar organizmit një mesazh të saktë. Si të thuash: “I dashur stomak, po të ‘vijnë’ për vizitë disa ushqime”. Duhet të japësh komandën e aktivizimit për të djegur yndyrnat dhe sheqernat. Sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë trupi ruan gjendjen minimale të energjisë, njësoj sikur është duke fjetur. Kjo gjë na kujton se duke aktivizuar mirë që në mëngjes organizmin, djeg më shumë kalori gjatë ditës.

Ja si duhet të jetë mëngjesi yt perfekt

Qumësht (me sojë ose oriz), kafe, një fetë buke e thekur me tri lugë të vogla reçel jo shumë të ëmbël dhe një frut të freskët të stinës. Në vend të bukës dhe reçelit mund të hani një fetë torte të bërë në shtëpi.

Humbni peshë si me magji

Paradite dhe pasdite mund të hani kos të bërë verë (125 g) me një frut ose zarzavate, për shembull një domate, që mund ta shtrydhni. Nëse nuk keni kos, shoqërojeni frutin me 3 arra ose 5 kokrra bajame.

Si të shtoni energjitë

Peshku dhe algat në vend të biftekut janë zgjidhja e duhur për personat që djegin pak kalori dhe shëndoshen shumë. Jodi që gjendet në këto prodhime detare nevojitet për të nxitur gjëndrën e tiroides, që ndikon në metabolizëm, ashtu siç kontribuojnë proteinat e peshkut në formimin e muskujve (duke u rritur masa muskulore, mund të digjen më lehtë dhjamërat). Edhe i ngrirë, peshku nuk i humbet cilësitë e tij, pa llogaritur faktin që është i pasur me Omega 3.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama