Cfare e ben te forte nje marredhenie?

Cfare e ben te forte nje marredhenie?
Për funksionimin e mirë të një lidhjeje ka shumë mënyra dhe sekrete si besnikëria, mirëkuptimi, përkujdesja dhe shkëmbimi i përvojave. Cfarë e bën të fortë një marrëdhënie? Kjo është një pyetje që është bërë prej shekujsh dhe vazhdon të bëhet edhe sot nga të gjithë ata që kanë një lidhje, apo nga ata që duan ta kenë në të ardhmen. A ekziston një shkencë që quhet “martesë”? Një nga personat e fundit që e ka bërë këtë pyetje është një gazetare amerikane, që shkruan në një blog të “New York Times”. Së fundi ajo ka shkruar një ese me titull: “Shkenca e një martese të mirë”. Dhe si në çdo rast, edhe këtë herë, gjithçka nis me pyetjen: cila është alkimia që mban ndezur një raport në çift edhe pasi kanë kaluar shumë vjet, madje dhjetëvjeçarë?

Sipas mendimit të disa biologëve është një gjen i posaçëm që gjendet në të gjithë partnerët që kanë arritur jetëgjatësi në marrëdhënie. Të tjerë, le të themi në këtë rast romantikët, janë të mendimit se një martesë e gjatë është e tillë për shkak të besnikërisë.

Ndërsa në shumicë, njerëzit përgjigjen se sekreti është një marrëdhënie seksuale e mirë edhe shumë vjet pas njohjes së parë. Këtë e konfirmon edhe një sondazh i fundit i kryer nga “Pew”, qendra e kërkimeve në Uashington, një organizatë e pavarur që bën kërkime dhe sondazhe në opinionin publik ndërkombëtar.

Në studimin e bërë për këtë qëllim, 90% e të intervistuarve janë të mendimit se besnikëria është një nga faktorët kryesorë që mundëson një martesë të gjatë dhe të shëndetshme, për 70% të të intervistuarve marrëdhëniet seksuale janë shkaku kryesor, ndërsa 60% e tyre mendojnë se ndarja e punëve në shtëpi është shumë e rëndësishme edhe për anët e tjera të marrëdhënies. Po a ka sekrete të tjera? Jane Austen, në librin “Krenari dhe paragjykim”, shkruante se lumturia në një martesë është vetëm çështje fati, por psikologët dhe neuroshkencëtarët nuk janë në një mendjeje me të.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama