Cfare eshte lumturia?

Cfare eshte lumturia?
Studimet tregojnë se njerëzit që kanë një qëllim në jetën e tyre, kur të plaken kanë një shëndet më të mirë, por edhe jetojnë më gjatë sesa njerëzit që përqendrohen në arritjen e lumturisë Ideja e lumturisë është kuptuar gabimisht, prandaj njerëzit nuk do të duhej që ta kuptojnë atë si qëllim të jetës, por si rezultat të saj, thonë shkencëtarët australianë. Njerëzit zakonisht mendojnë se lumturia është ndjenja e kënaqësisë apo ndjenjat pozitive, të cilat në fakt janë më pak të rëndësishme sesa ndjenja e mirëqenies që vjen kur të kyçemi në aktivitete të qëllimshme.

Studimet më të reja tregojnë se njerëzit që kanë një qëllim në jetë, kur të plaken kanë një shëndet më të mirë mendor, bile jetojnë edhe më gjatë sesa ata që përqendrohen në arritjen e lumturisë me çdo kusht. Në disa raste, njerëzit që përqendrohen tepër në arritjen e lumturisë, në fakt janë më pak të lumtur, thonë shkencëtarët. Kënaqësia që vjen pas një shujte të mirë, pas një filmi argëtues, apo pas ndonjë ndeshjeje të rëndësishme sportive, shpesh është afatshkurtër.

Rritja e fëmijëve, puna vullnetare, apo mësimi, sjellin një kënaqësi më të vogël për momentin, por në fund rezultojnë me një ndjenjë të përmbushjes dhe realizimit, gjë që mund të ketë rëndësi të madhe në aspektin afatgjatë. Dy lloje të mirëqenies, sikur që është hedonizmi dhe lumturia e bashkësisë nuk është e thënë që të jenë në kundërshtim njëra me tjetrën.

Njerëzit që tentojnë të bëjnë një jetë të qëllimshme, apo bëjnë mirë punën e tyre, do të duhej të ishin të lumtur. Por, zakonisht njerëzit kërkojnë ndonjë shpërblim, sikur që janë paratë, apo statusi shoqëror, prandaj edhe nuk ndihen të lumtur – thotë psikologu Richard Ryan.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama