Ku fshihen proteinat
Proteinat: Në vezë, mish të pulës, peshkut, qumësht, oriz, sojë, fasule, djathë. Karbohidratet: Drithëra, orizi integral, pemë, perime, lajthi, arra, badem, kikirikë. Qëllimi i ushqimit para ushtrimeve është ta sigurojë energjinë e duhur dhe zakonisht duhet të këshillohuni tri orë para ushtrimeve që t’i konsumoni karbohidratet dhe proteinat e duhura. Po ashtu, me rëndësi është të hani para ushtrimeve. Për shembull, nëse keni konsumuar mish, pritni dy orë, e më pas fillojini ushtrimet, ndërsa pemët apo jogurtin nga pemët mund ta konsumoni gjysmë deri një orë para ushtrimeve. Pas ushtrimeve cilësore muskujt janë të lodhur, ndërsa niveli i sheqerit në gjak bie mjaft dhe atëherë fillon dobësimi i muskujve. Mënyra e vetme e parandalimit të një procesi negativ si ky është konsumimi i elementëve të shëndetshëm ushqyes.
Kombinimi i hidrateve dhe proteinave
Organizmi më mirë funksionon atëherë kur konsumoni karbohidrate dhe proteina në mënyrë të ekuilibruar. Proteinat, pos se ndërtojnë muskuj të shëndoshë dhe mbajnë të fortë sistemin imun, po ashtu r stabilizojnë nivelin e insulinës, që e mban nivelin e energjisë gjatë gjithë ditës.
Uji
Uji është elementi më i rëndësishëm për jetë të shëndoshë, ngase trupi ynë përmban 65% ujë. Pa konsumin e ujit mund të humbim deri 20% të forcës dhe energjisë, e cila është e nevojshme për ushtrime. Pos kësaj, gjatë djersitjes humb një sasi e madhe e ujit nga organizmi. Sugjerohet që brenda ditës të merren nga dy deri katër litra lëngje. Aty bëjnë pjesë uji dhe lëngjet e tjera. Nuk do të ishte mirë që para ushtrimeve të konsumoni shumë ujë, ngase shpejtohet largimi i mineraleve nga organizmi. Gjatë ushtrimeve duhet konsumuar një sasi mesatare e ujit, ngase gjatë ushtrimeve trupi dehidron.