Cfare i josh burrat?

Cfarë i josh burrat?
Per kete pyetje seksologet kane pyetur 1000 meshkuj. Ja pergjigjet e tyre, se çfare u duket shume seksi te nje femer.

Vathet ne pjese te ndryshme te trupit: 55% e burrave iu duket shume erotike nje vathi ngulur ne kerthizen e zbuluar te nje femre, 25% e tyre iu duket me seksi vathet ne gjinjte e nje femre, 16% ne gjuhe, 13% ne buze, 63% e tyre pohojne se nuk i durojne dot keto budallalleqe.

Kembet e depiluara: 75% e meshkujve mendojne se kembet apo trupi i padepiluar i nje femre nuk i ngjall asnje deshire seksuale, 70% e tyre mendojne se vetullat e nje femre jane shume seksi, nese jane te harkuara me kujdes, por jo shume te holla.

Tatuazhe: 25% e te pyeturve, nuk iu duken aspak seksi tatuazhet, 40% e tyre, mendojne se tatuazhet e fshehura ne parakrahun e nje femre jane shume seksi, 46% e tyre, pelqejne tatuazhet ne shpine. Dhe disa prej tyre i duan mbi kerthize. 28% tek kyçi i kembes. Unanimisht pergjigjen sa me e vogel tatuazhi, aq me mire.

Gjoksi: Vetem 1/3 e meshkujve te pyetur mendojne se gjoksi i madh eshte shume seksi. Per shumicen (60%) nuk eshte i tiele. Shumica deshirojne permasat mesatare te nje gjoksi, ndersa pohojne se “Mbajtja e gjoksit ne dore dhe perkedhelja e tij eshte nje ndjesi shume erotike”.

Veshjet intime: Modelet me te fundit ose perizomat jane shume popullore. 68% e meshkujve mendojne se jane shume seksi. Vetem 4% e tyre nuk i pelqejne. Nje e treta e tyre pohojne se u duket shume erotike, qe nje grua te mos mbaje veshje intime. Ndersa shumica mendojne: “Nuk eshte aspak higjienike”. 50% adhurojne materialin e mendafshte ne perberjen e veshjeve intime. 37% pelqejne modelet sportive dhe material pambuk elastik ne to, 40% theksojne reçipetat si pjesen me seksi te veshjeve intime, 5% nuk i pelqejne fare ato. “Sepse nuk arrijme te kuptojne se sa i madh eshte realisht gjoksi i nje femre”, ankohen burrat.

Thonjte: 50% e tyre thone, manikyri i bardhe dhe trasparent ngjan shume erotik, ne thonjte e nje femre. “Thonjte e lyer jane shenje qe tregojne se nje grua i kushton shume rendesi paraqitjes”, mendojne meshkujt. Manikyri i kuq shkelqyes eshte seksi per 23% te meshkujve te pyetur. Thonjte e lyer te gishtave te kembes, jane seksi per nje ne tre meshkuj.

Lekura e nxire: 75% e meshkujve mendojne se s’ka gje me seksi sesa trupi i nje femre te sapokthyer nga deti. Nje grua me lekure te nxire duket e magjishme. 25% e tyre preferojne femrat me lekure me ngjyre te zbehte, pasi duket me natyrale, me e drejtuar, pra me provokuese.

Bizhuterite: 65% e burrave pelqejne me teper bizhute e argjendta ne qafen ose duart e nje femre. 24% pelqejne floririn, kurse 10% e urrejne ate. 63% preferojne bizhute delikate, elegante, mundesisht ar te bardhe. 75% e meshkujve nuk i durojne dot shume bizhu tek nje femer. “Asgje nuk me ul me shume interesin apo deshiren seksuale tek nje femer, sesa kur ajo eshte e mbuluar dingas me ojna floriri”.

Syte: 61% e burrave mendojne se nje femer qe perdor syze, eshte shume joshese. “eshte nje veshtrim inteligjent dhe i sofistikuar, ashtu siç e duam”, pohojne disa prej tyre. 16% pelqejne syte qe perdorin lente te ngjyrave te ndryshme.

Aroma: Duhet te jete subtile, ja çfare quajne vertet seksi ne lidhje me aromen tek nje femer, burrat. Parfumi i forte, ne vend te te dashures qe kam parasyve, me kujton mamane”, thote nje tjeter. 30% e tyre parapelqejne aromat e barishteve ne parfume. 27% pelqejne aromat e frutave. 15% aromat e luleve te embla. 25% nuk duan fare parfum. “Me pelqen aroma natyrale e trupit te nje femre, pse duhet ta maskoje me kot ate”, thone meshkujt.

Grimi: 33% e meshkujve, asgje nuk u duket me shume seksi sesa nje femer e çliruar nga kompleksi i grimit. “Pa te, ato duken me te fresketa”, mendon njeri prej tyre. Thuajse gjysma e tyre pelqejne nje grim fare te lehte. 18% mendojne se buzet flake te kuqe jane te merzitshme dhe jo seksi. Ndonese ka edhe nga ata qe mendojne se “buzet e kuqe jane klasike, seksi”.

Kepucet: 60 % e meshkujve mendojne se per ne mbremje, per nje nate kur ke dale te argetohesh, takat jane vertet seksi. “Po tek vajzat e shkurtra, takat e larta i bejne te duken qesharake”, thote nje tjeter. 50% e tyre duan kepucet me taka te uleta per perdorim te perditshem. 30% i pelqejne femrat me taka te uleta, sidomos ne mbremje elegante. “Femrat qe s’perdorin taka te larta jane me te prirura drejt qejfit dhe argetimit”. Pastaj, ne rastin e takave shume te larta, shnderrohet ne nje kompleks edhe gjatesia e meshkujve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama