Cfare i shtyn meshkujt drejt tradhetise

Cfare i shtyn meshkujt drejt tradhetise
Pse burrat jane jo besnike dhe i tradhtojne grate edhe kur ato jane tejet terheqese?! Secili mashkull ka deshire te mendoje per veten sikurse per nje gjuetar te vetmuar, te cilit femrat nuk mund t'i bejne balle. Ata qe vendosin te mashtrojne partneren zakonisht e bejne kete per disa arsye.
 
 Monotonia
 
Papritmas i vjen te hunda jeta shtepiake duke qendruar para televizorit dhe duke pire birra. Ndonjehere pyetet, "A ekziston diçka me teper se kjo qe mund te ofroje jeta?" dhe krejt rastesisht fton ndonje femer qe e ka kolege apo ndonje qe rastesisht e ka njohur, qe t'i beje shoqeri dhe te dalin per kafe. Jeta e tij fillon te ndryshoje. Psikologet i japin disa arsye te ndryshme per kete: frika nga plakja, pikellimi, vetmia, monotonia apo pakenaqesia me gruan e cila ne radhe te pare kujdeset per femijet. Shkrimtari amerikan Norman Majler analizon mos te qenit besnik si pjese te macho sindromit; nese nuk je ne gjendje te rrihesh, te besh dashuri dhe te fitosh shume para, atehere s'je mashkull. Mashkulli fatkeq qe s'mund t'i arrije te gjitha keto, tregohet permes mashtrimit ne dashuri.
 
Kureshtja
 
Arsyeja tjeter eshte kureshtja. Thuajse s'ka ne bote mashkull qe nuk pyet "Si do te ishte te gjendesha ne shtrat me ndonje femer tjeter". Shume prej tyre arrijne ne nje pergjigje te perafert me shtepine publike. Por, nese ndonje vajze atraktive u bie ne "luge" papritmas, atehere nxitja eshte vertet e madhe.
 
Biseda me shoqerine
 
Arsye tjeter qe mund ta shtyje nje mashkull te mashtroje partneren e vet eshte edhe biseda me shoqerine. Vazhdimisht degjoni biseda dhe lavderime te miqve se si ata kalojne me femrat e tyre, si i kane pasur dhe sa kane pasur. Dhe ne vend qe te ndiheni te lumtur me dashnoren apo gruan tuaj, mashkulli ne te shumten e rasteve mendon me kete logjike: "Te tjeret kane jete te mrekullueshme seksuale. Jeta po ofroka me teper se sa un mendoj"... dhe vendos te hulumtoje nga kureshtja se çfare i ofrohet ne jete. Natyrisht nga pervoja e vet secili mashkull e di se gati çdo dite ka mundesi te "provohet" diçka e re!
 
Shtimi i vetebesimit ne lidhjet e fshehta
 
Jeni martuar apo keni zene nje femer. Deri ne ate çast nuk e keni ditur se a vleni per dike! Femrat nuk "jepen" edhe aq hapur apo jo? Nevojitet kohe dhe mjeshteri e veçante per te lexuar momentet kur nje femer ju ofrohet. Nese tashme keni gjetur dike qe ju do dhe eshte martuar me ju, atehere ju keni nje doze me te madhe vetebesimi. Ju jeni dashnor apo burre! Por, asnje mashkull nuk do te ndalet ne kete nivel, shumica duan te avancojne.

Aq me teper kur per meshkujt nuk eshte edhe aq tragjike te kesh ndonje lidhje te fshehte... ndonje!? Nuk eshte tragjike te kesh edhe 10 lidhje te fshehta njekohesisht! Secila femer shton dozen e vetebesimit te mashkulli. Kjo eshte nje pershtypje tejet e gabuar qe per fat te keq shume meshkuj me vetebesim te kufizuar e kane dhe jane ne gjendje te tradhtojne aq lehte, vetem e vetem per t'ju deshmuar ne radhe te pare vetes dhe shoqerise. Perveç te tjerave, sigurisht qe ndikon edhe menyra se si funksionon sistemi i te menduarit te mashkullit. Po e zeme se nje mashkulli i ofrohet te fleje me nje femer dhe ai ka bindjen se nuk ekziston metoda qe gruaja ta marre vesh! Ne kete rast, çfare mendoni se do te zgjedhe qe te beje ai?
 
Frika se meriton me shume!
 
As nuk e keni idene se sa frikesohet nje mashkull nga lidhja me nje femer. Madje edhe nese eshte i martuar. Femra e tij, gruaja... eshte njekohesisht edhe krenaria e mashkullit. Ate ai deshiron ta kete vetem per vete, deshiron qe ajo te jete me e mira, me e mençura. Mashkulli nuk frikesohet nga obligimet. Frika e tij ka te beje me mendimin: Mos valle jam lidhur per gjithe jeten me personin e gabuar?
 
 Çfare mund te bejne femrat per ta penguar burrin apo te dashurin qe mos te shkoje me te tjerat? 
 
Per mashkullin, mashtrimi ne dashuri eshte loje.
 
Edhe ju mund te beni nje ankete te thjeshte ne rrethin tuaj. Mos e pyetni burrin se a ju ka mashtruar ndonjehere. Pergjigjja do te jete padyshim "JO"! Mund ta pyesni ndonje shokun tuaj: A e keni mashtruar ndonjehere ne jete partnerin/en?" Duke qene se shume meshkuj kete e marrin si loje, nuk e kane veshtire te pergjigjen, madje edhe nese nuk ju njohin, ndersa femrat jane shume me diskrete dhe te kujdesshme ne pergjigje. P.Sh, nese te njejtet individe do t'i pyesni: A ju ka tradhtuar ndonjehere dashnorja, gruaja?", padyshim do te pergjigjen: JO, me sa di une, perndryshe do ta mbysja ne vend, apo do te ndahesha me te menjehere etj etj...

"Pra per meshkujt, mashtrimi i femres eshte gje tragjike, ndersa mashtrimi i mashkullit eshte loje. Madje edhe vellai i gruas apo babai i saj ne te shumten e rasteve nuk do t'ua bejne aq te madhe nese ju shohin se si tradhtoni vajzen, me nje vajze tjeter, perderisa ajo nuk di asgje dhe nuk ankohet. Thjesht per nje mentalitet ballkanik (ne mos edhe me te gjere), mashkulli eshte mashkull dhe tradhtia seksuale e tij nese nuk eshte e tepruar, eshte vetem "loje".
 
Qe nga kohet e hershme ka qene keshtu, "mashtrimi eshte loje". Legjenda thote se Hera, gruaja e Zeusit ka pasur probleme me te shoqin, ngaqe ai vazhdimisht mblidhte shume vajza, i puthte ato dhe u premtonte nga pozita e vet si zot shume gjera.
 
Si te parandalohet qe mashkulli t'ju mashtroje?
 
Natyrisht secili mashkull deshiron qe gjithe jeten e vet ta kaloje vetem me nje femer e cila do te jete grua e dashur, e ndershme, nene e femijeve te tij, mike jetesore e tij. Gjithçka qe mund te bejne grate si mase parandaluese eshte te jene te kujdesshme. eshte shume me rendesi qe femra te perkujdeset qe vazhdimisht t'i beje me dije te shoqit se eshte ajo e verteta per te dhe jeten e tij. Qe nga fillimi i lidhjes duhet t'ia beni te qarte se e vleresoni besnikerine e partnerit dhe se perkundrazi, sjellja jobesnike do ta shkaterroje pergjithmone lidhjen tuaj. Mundohuni qe mos te lini anash burrin per shkak te femijeve apo punes suaj, si dhe duhet te jeni te vemendshme ne sjelljet dhe shprehite e tij. Vonesat ne pune, kercimi kur cingeron telefoni, pispillosja para pasqyres, blerja e garderobes se re dhe parfumeve - jane shenja qe duhet t'u terheqin verejtjen. Nese edhe raportet tuaja seksuale jane te ngrira, duhet te ndermerrni diçka urgjentisht.
 
Pjesetaret e gjinise me te forte dashurohen ne femra te cilat u ofrojne perkrahje, dashuri, kujdes dhe butesi, seks te mire dhe mbi te gjitha jane ngazelluese dhe atraktive. Nuk eshte per t'u hedhur poshte as mundesia qe ta nxitni nga pak xhelozine e tij, por mos e teproni. Mashkulli thjesht adhuron qe te jete me gruan, ate te cilen te gjithe e deshirojne, po e cila eshte vetem e tij. Megjithate, merreni me rezerva kete opsion, ngaqe te shume meshkuj mjafton te linde dyshimi dhe jeta juaj me te shnderrohet ne tmerr.
 
Studioni mire kete teme dhe dobesite e mashkullit; gjeni perse ai mashtron. Lexoni edhe temen mbi mashtrimin ne pergjithesi dhe n doren tuaj do te keni nje arme te fuqishme per ta penguar te dashurin tuaj qe t'u hyje ujerave te mashtrimit ne dashuri me ndonje femer tjeter!

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama