Cfare jane vitaminat?

Cfare jane vitaminat?
Gjate tere kohes jemi te ballafaquar me informacione mbi vitaminat, por sa prej neve e dime me te vertete se çfare jane ato qe i fusim brenda ne trup? Vitaminat jane nje grup lendesh kimike per te cilat trupi jone ka mjaft nevoje, megjithese ne mase te vogel. Detyra e tyre primare nuk eshte qe te veprojne vet, por te ndihmoje lendet tjera kimike te kryejne punen e tyre.

Keqkuptimi i rolit te vitaminave eshte i zakonshem, por sipas profesionisteve kjo mund te çoje ne keqperdorim. Ekspertet jane te shqetesuar per megadozat te cilat jane te pranishme ne farmaci. Megadozat te disa vitaminave jane edhe helmuese. Mendojeni nje makine qe ka nevoje per 1.000 rrathe per te funksionuar. Nje vitamine mund te jete nje lidhje per te ndihmuar punen e gjithe makines.

Shkencetaret i kane identifikuar dhe iu kane numra vitaminave per shkak se emrat e tyre te vertete jane zakonisht te gjate dhe te komplikuar. Per shembull, vitamina B12 eshte cianokobalamin. Kur disa vitamina fillojne me te njejten shkronje, kjo do te thote se ata jane te lidhur me njeri tjetrin. Trupi i njeriut prodhon vetem nje vitamine, ate D, dhe kete e arrin me ndihmen e rrezeve te diellit. Trupi tregon mungesen e vitaminave me ane te urise dhe ngadaleson metabolizmin, proceset kimike qe zhvillohen ne trup.

Prandaj, Asociacioni Mjekesor Amerikan rekomandon vitamina shtese ne kohen kur dikush eshte ne diete dhe me konsum te ulet te kalorive. Vitaminat ndihmojne punen e metabolizmit.

Grupet e vitaminave

Duhet te dini se ekzistojne dy lloje te vitaminave: te tretshme ne uje: nga ky grup, trupi perdor ate per te cilen ka nevoje dhe nxjerre pjesen tjeter permes veshkave. Ne pergjithesi trup nuk i ruan vitaminat e tretshme ne uje. Prandaj kemi nevoje t’i marrim ato permes dietave ditore.

Te tretshme ne yndyra: keto vitamina kane nevoje per mjedis yndyror per te kryer punen e tyre, prandaj ruhen ne qelizat dhjamore. Shume prej ketyre vitaminave mund te jene helmuese. Vitaminat e ruajtura bashke me vitaminat te cilat i merrni si megadoze mund te akumulohen ne nivele helmuese.

Ngaqe trupi perdor vitamina ne sasi te vogla, shume mjek rekomandojne qe te hani mire ushqim ose te konsumoni multivitamina te prodhuara nga prodhues te njohur. Vitaminat nuk kalojne neper te njejtat analiza sikurse te barerat. Barerat para se te dalin ne treg duhet te kalojne ne shume teste. Shume institucione shendetesore perkrahin idene qe nje i rritur duhet te marre nje multivitamine ne dite. Por, kjo nuk do te thote se duhet te perdoret pas nje diete te shendetshme.

Shume njerez perdorin vitaminat si barna, dhe keshtu zakonisht perfundoje ne megadoze. Per shembull, njerezit marrin sasi te teperta te vitamines C per te sheruar ose per te shuar ftohjen, edhe pse shkencerisht nuk eshte e vertetuar se kjo funksionon. Mjeket mund te rekomandojne megadoza vetem ne rastet te mbikeqyrura nga vet ata, te cilet mund te jene duke trajtuar mungesen e vitaminave.

Per shembull, disa vjet me pare njerezit perdornin doza te medha te vitamines E si antioksidues. Me vone studiuesit zbuluan se sasite e teperta shkaktojne probleme me zemren dhe rritje te rasteve te kancerit, veçanerisht te duhanpiresve dhe atyre qe vuajne nga diabeti.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama