Zëvendëspresidenti Johson, zoti Folës, zoti shef i Drejtësisë, Presidenti Eisenhower, zëvendës presidenti Nixon, Presidenti Truman, reverendi klerik, qytetarë të nderuar: Sot shohim jo vetëm një fitore të partisë, por një festim të lirisë, që simbolizon fundin por dhe fillimin, që do të thotë rinovim, por dhe ndryshim. Unë kam bërë para jush dhe Perëndisë së madhërishëm të njëjtin betim, të cilin stërgjyshërit tanë bënë gati një shekull dhe tre të katërtat më parë .Bota është krejt e ndryshme tani.
Pasi njeriu mban në duart e tij të vdekshme pushtetin të zhdukë të gjitha format e varfërisë njerëzore. Megjithatë, të njëjtat besime të revolucionit, për të cilat stërgjyshërit tanë luftuan, diskutohen ende në të gjithë globin. Besimi se të drejtat e njeriut nuk vijnë nga bujaria e shtetit, por nga dora e Perëndisë. Sot nuk guxojmë të harrojmë se ne jemi trashëgimtarë të atij revolucioni. Le të përhapet fjala nga ky vend dhe nga kjo kohë, drejt mikut dhe armikut, se pishtari ka kaluar nga gjenerata në gjeneratë për amerikanët, të lindur në këtë shekull, të kalitur nga lufta, të disiplinuar nga paqja e hidhur dhe e vështirë, krenarë për trashëgiminë e lashtë, dhe të pavullnetshëm të dëshmojnë apo të lejojnë të ngadalësojnë zbërthimin e të drejtave njerëzore, për të cilat ky komb gjithmonë është zotuar, dhe për të cilat ne zotohemi sot në shtëpi dhe në të gjithë botën.
Le ta dijë çdo komb, pavarësisht nëse do të mirën apo të keqen tonë, se ne do të paguajmë çdo çmim, do të mbajmë çdo barrë, do të kalojmë çdo vuajtje, do të mbështesim çdo mik, do të kundërshtojmë çdo armik për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë.Kjo është ajo që premtojmë – dhe shumë më tepër. Për të gjithë aleatët e vjetër, me të cilët ndajmë origjinën kulturore dhe shpirtërore, ne ju premtojmë besnikërinë e miqve besnikë.
Të bashkuar mund të bëjmë gjithçka në morinë e sipërmarrjeve kooperative. Të ndarë mund të bëjmë shumë pak, pasi nuk do të guxojmë të përballemi me një sfidë të fuqishme. Për të gjitha ato vende të reja, të cilat ne i mirëpresim në rangjet e të lirëve, ne i premtojmë se nuk do të hidhet poshtë një formë koloniale që ajo të zëvendësohet nga një tirani edhe më e madhe. E dimë se jo gjithmonë këndvështrimi ynë do të mbështetet. Por gjithmonë do të shpresojmë se ata do të mbështesin fort lirinë e tyre, dhe për ta kujtuar këtë, në të kaluarën, ata që me budadallëk kërkuar të marrin pushtet duke hipur mbi shpinën e një tigri, përfunduar brenda tij.
Për gjithë ata njerëz në kasolle dhe fshatra në gjysmën e globit, që përpiqen të thyejnë zinxhirët e varfërisë, ne i premtojmë përpjekjet tona më të mëdha për t’i ndihmuar të ndihmojnë veten, jo sepse e shkaktojnë komunistët, jo sepse kërkojmë votat tona, por sepse është e drejtë. Nëse një shoqëri e lirë nuk mund të ndihmojë ata që janë të varfër, atëherë s’mund të shpëtojë ato pak të pasurit. Le ta kuptojë çdo fuqi tjetër se kjo hemisferë ka ndër mend të mbetet zoti i shtëpisë së tij. Për atë asamble botërore të shteteve sovrane, për Kombet e Bashkuara, shpresën tonë të vetme në një epokë ku instrumentet e luftës i kanë kaluar instrumentet e paqes, ne rinovojmë premtimin për mbështetje, në mënyrë që të parandalojmë që të bëhet thjesht një forum për sharje, për të forcuar strehën për të rinjtë dhe të dobëtit, dhe për ta zgjeruar hapësirën ku mund të sundojë.
Më në fund, për ato kombe që duan të bëhen kundërshtarët tanë, ne nuk i ofrojmë një premtim por një kërkesë: që të dyja anët të rifillojnë kërkimin për paqe, para se forcat e errëta të shkatërrimit të çliruara nga shkenca të pushtojnë njerëzimin në vetëshkatërrim apo shkatërrim të planifikuar.
Nuk guxojmë t’i tundojmë ato me dobësinë e tyre. Vetëm kur ushtritë tona të jenë të mjaftueshme përtej dyshimit, ne do të jemi të sigurt përtej dyshimit se kurrë nuk do të përdoren. Le të mos negociojmë nga frika. Por asnjëherë mos të kemi frikë nga negociatat. Të dyja palët duhet të eksplorojnë se cilat janë problemet e përbashkëta, në vend që të rrahin ato probleme që na ndajnë. Të dyja palët, për herë të parë, të formulojnë propozime serioze dhe të sakta për inspektimin dhe kontrollin e armëve.
Të dyja palët le të kërkojnë mrekullitë e shkencës dhe jo të tmerrit. Së bashku le të eksplorojmë yjet, të pushtojmë shkretëtirat, të zhdukim sëmundjet, të mbushim thellësitë e oqeanit, të inkurajojmë artin dhe tregtinë. Të dyja palët të bashkohen për të dëgjuar, në të gjitha cepat e botës, urdhrin e Isaias, “të heqim barrën dhe të lirojmë të shtypurit”. Kjo nuk do të realizohet në njëqind ditët e para. As nuk do të përfundohet në njëmijë ditët e para; jo në jetën e kësaj administrate; ndoshta dhe as për aq kohë sa brezi ynë të jetojë në këtë planet. Por le të fillojmë. Në duart tuaja të dashur qytetarë, më shumë se në të miat, qëndron suksesi përfundimtar dhe dështimi i rrugës sonë. Qëkur ky vend u themelua, çdo gjeneratë amerikanësh është thirrur të japë dëshmi të besnikërisë kombëtare.
Tani trumpeta po bie përsëri, jo që të marrim armët, edhe pse kemi nevojë për armë, jo që të nisemi në betejë, edhe pse jemi në mes të një beteje, por për të marrë barrën e një lufte të gjatë, për t’u gëzuar në shpresë, për të qenë të duruar në fatkeqësi, një luftë kundër armiqve të përbashkët të njeriut: tiranisë, varfërisë, sëmundjes dhe vetë luftës. Në historinë e gjatë të botës, vetëm pak gjeneratave u është dhënë roli të mbrojnë lirinë në orën e rrezikut. Unë nuk tërhiqem nga kjo përgjegjësi, unë e mirëpres.
Nuk besoj se ndonjë prej nesh do të ndërronte rolet me njerëzit e tjerë të gjeneratave të tjera. Energjia, besimi, devocioni që sjellim në këtë përpjekje do të ndriçojë vendin tonë dhe të gjithë ata që i shërbejnë atij. Dhe shkëlqimi i atij zjarri le të ndriçojë të gjithë botën. Kështu qytetarët e mi, mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju; pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj. Qytetarë të dashur të botës, mos pyesni se çfarë Amerika do të bëjë për ju, por se çfarë mund të bëjmë së bashku për lirinë e njeriut?
Fjalimi i përurimit, Uashington, 20 janar, 1961