Nëse jeni të stërlodhur, mund të ndodhë që truri të “shuhet” para se trupi të relaksohet plotësisht, ç’ka sjell deri tek kontraktimi i pakontrolluar i muskujve, prandaj keni dridhje të vogla të këmbëvë ose dorës në gjëndje gjysmë të zgjuar në kufirin e gjumit dhe zgjimit.
Keni fjetur…
Në pesë minutat e para, truri juaj nuk është në dijeni, mirëpo shqisat ende janë në funksion. Nëse dikush ju prek ose dëgjoni ndonjë zë, ju do të zgjoheni menjëherë. Kur ju bie tensioni i gjakut, pulsi ngadalsohet, sytë nuk ju lëvizin më nën kapakët e mbyllur dhe kështu do të mbeten të ngadalësuar për një kohë. Në 20 minutat e ardhshme, adenozina e grumbulluar në trupin tuaj tretet, gjithashtu kortizoli nga gjëndra mbiveshkore do të ndihmojë të jeni më të kthjellët kur të zgjoheni. Sistemi imunitar i cili për shkak të lodhjes është ç’rregulluar, fillon të kthehet në normal.
Gjatë pesë minutave të fundit…
Gjatë gjumit të pasdites dhe pushimit të shkurtër kryesisht nuk mund të futemi në gjumin e thellë. Nëse jeni të lodhur, mund që të bieni në REM (rapid eye movement) fazën apo fazën e gjumit të rëndë e cila karakterizohet me lëvizje të shpejta të syve pas kapakëvë të mbyllur. Nga kjo fazë është më vështirë të zgjohemi. Nësë pas gjumit gjysmë orësh kur zgjoheni ndjeheni edhe më keq se para se fleni, atëherë nënkupton se juve ju duhet një pushim më serioz. Gjumi i pasdites nuk mund të zëvëndësojë gjumin e natës.