Cfare po ndodh me nje nga zbulimet e medha ne Apolloni

Cfare po ndodh me nje nga zbulimet e medha ne Apolloni

Viti 1983 i dhuroi Apolonisë një pasuri të rrallë arkeologjike: në tumat e fshatit Kryegjatë arkeologu Vangjel Dimo zbuloi një varr që ngriti mendjen e të gjithë specialistëve të fushës. Në varr ndodhej një mburojë prej bronzi, e mbi të skeleti i shtrirë anash i të zotit të saj. Objekte të tjerë, të rrallë për nga forma dhe dekoracionet interesante gjendeshin përgjatë mbeturinave kockore të trupit të dikurshëm: një përkrenare e pa parë, po prej bronzi, një shpatë hekuri së bashku me gjurmët e këllëfit të zhdukur, katër enë prodhim vendas në qeramikë, sandale prej metali, thika, kruajtëse, etj, etj dhe gozhdët me të cilat ishin mbërthyer fort dërrasat e qivurit të madh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama