Disa studime të mëparshme kanë treguar se nëpërmjet duarve të meshkujve mund ta përcaktojmë prirjen e tyre ndaj agresivitetit, si edhe për fuqinë sportive dhe gjindshmërinë. Ndërkohë, studime të tjera kanë gjetur lidhshmëri edhe me ndikimin e tyre në shëndet, siç është prirja për artrit. Rezultatet e këtyre studimeve, ekspertët i shpjegojnë me anë të nivelit të testosteronit. Kështu, meshkujt që kanë nivel më të lartë të këtij hormoni, e kanë edhe gishtin e unazës më të madh se gishti tregues, ndërsa, veç të tjerash, kjo i bën të jenë edhe më të brishtë.
Shikuar në përgjithësi, meshkujt kanë gisht tregues relativisht më të shkurtër se gishti i unazës, ndërsa te femrat kjo është më pak e shfaqur. Shkak për këtë është ekspozimi më i vogël ndaj testosteronit në mitër.