Champions/ Sormani vleresime lojtareve pas barazimit Ja objektivat

Champions/ Sormani vlerësime lojtarëve pas barazimit: Ja objektivat

Trajnerii italian Adolfo Sormani vlerësoi lojën e treguar nga lojtarët e tij ndaj Ferencvaroshit. Ndeshja e vlefshme për turin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampionëve mes Partizanit dhe Ferenvaroshit u mbyll me rezultatin 1 me 1 në "Elbasan Arena".

Adolfo Sormani

Adolfo Sormani

Duke folur për mikrofonin e "TVSH"-së, Sormani tha se shpreson te kualifikimi ndaj hungarezëve në takimin e kthimit. Ndërsa u shpreh i ndërgjegjshëm për cilësinë e kundërshtarëve të tyre.

Adolfo Sormani:
"Të vjen keq për barazimin, por duhet t'i bëj komplimente skuadrës për dëshirën që ka shfaqur ndaj një skuadre që njihet për forcën e saj.

Ne e dimë që ata janë një skuadër e cila individualisht ka lojtarë të rëndësishëm, me shumë cilësi. Ndaj objektivi ynë do të jetë gjithmonë të luajmë si skuadër, të bashkuar për të vënë në vështirësi këdo, duke u munduar të bëjmë maksimumin, pavarësisht nëse në fund ia arrijmë ajo jo të marrim rezultat, pasi në ndonjë rast ekziston edhe ai që është më i mirë se ti.

Kualifikimi? Si fillim në jetë është e mundur gjithçka, për këtë të jeni të sigurt. Por duhet të jemi realist sot, të shohim të tashmen dhe thjesht t'u bëjmë komplimenta djemve",-tha Sormani pas ndeshjes.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama