Chelsea Clinton viziton Butrintin me te shoqin

Chelsea Clinton viziton Butrintin me te shoqin

Chelsea Clinton, vajza e ish- presidentit te SHBA-se, Bill Clinton vizitoi sot ne mesdite Parkun Kombetar te Butrintit, se bashku me bashkeshortin Marc Mezvinsky, me profesion bankier. Ajo udhetoi me jaht nga ishulli i Korfuzit drejt Butrintit, ku qendroi per gati 3 ore. veshur sportive, me një kapele të thjeshtë të kokë, Chelsea, e shoqëruar nga Lordi Rothschild, është njohur më historinë mijëravjeçare të Butrintit nga drejtori i parkut, Rajmond Kola.

Vizita e Clinton ishte tërësisht private, si dhe nuk kërkoi ndihmën e autoriteteve shqiptare për ta shoqëruar. Parku Kombëtar i Butrintit ditët e fundit është bërë mjaft i vizitueshëm me gati 1500 vizitorë në ditë. Butrinti, ose me emrin e lashtë Buthrotum, shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, 20 km në jug të Sarandës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama