Firefox menaxhohet nga Fondacioni jofitimprurës Mozilla. Internet Explorer i Microsoft mbeti kryesues si shfletues i uebit me 40.63% të tregut botëror. “Ne mund të shohim përpara tek një betejë magjepëse në mes Microsoft dhe Google teksa ritmi i rritjes së Chrome tregon që ai do të bëhet një sfidues i vërtet globalisht i Internet Explorer,” tha shefi ekzekutiv i StatCounter, Aodhan Cullen.
Sidoqoftë, ndërmarrja matëse e internetit, Net Applications, gjatë të premtes raportoi që Firefox ende mbetet në vendin e dytë megjithëse Chrome ka arritur të mbushë mjaft shumë hapësirën ndarëse në mes të këtyre dy shfletuesve. Sipas StatCounter, Firefox ishte duke humbur përdorues në Shtetet e Bashkuara, por mbeti në vendin me 20.09% të tregut, në krahasim me 10.89% të Chrome. Është raportuar që Internet Explorer ishte përdorur për t’u bërë shfletimi nga 50.66% e përdoruesve amerikanë.