Kërkuesit e Universitetit të Pittsburgh në SHBA besojnë se të fjeturit pranë dikujt të ndihmon të ulësh nivelin e hormoneve të kortizonit që janë të lidhur me stresin, kjo ndoshta për faktin se rrit ndjenjat e sigurisë dhe besimit. Të jetuarit për një kohë të gjatë me nivel të lartë të këtyre hormoneve rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës, depresionin dhe probleme me sistemin imunitar.
“Gjumi është një faktor me rëndësi i cili lidhet dretjtpërdrejt me sëmundjet kardiovaskulare dhe psikologjike”- është shprehur udhehqësja e kërkimit Wendy Troxel asistente profesore e psikologjisë dhe psikiatrisë. Më pas ajo ka shtuar se se njërëzit e martuar dhe që jetojnë të lumtur mes tyre jetojnë më gjatë, më të lumtur dhe më të shëndetshëm krahasuar me njerëzit që janë të pamartuar apo që kanë një martesë të palumtur.