Hulumtuesit pranë Universitetit të Ohios duke analizuar të dhënat kanë ardhur në përfundim se niveli i zënkave ka ndryshuar shumë pak pas kalimit të viteve, po ashtu, çiftet të cilët ishin zënë më pak me njëri-tjetrin, më shpesh kishin ardhur te vendimet e përbashkëta.
Kjo i ka befasuar autorët e studimit, pasi që kanë menduar se sjellja e përbashkët e vendimeve është nxitëse e mosmarrëveshjeve, megjithatë faktet kanë treguar se nuk ndodh kështu. Nëse të dy palët kanë të drejtën për të votuar, atëherë ata janë të kënaqur me lidhjen dhe nuk janë të prirë për zënka.