Cigarja elektronike ndihmon ne lenien e duhanit

Cigarja elektronike ndihmon ne lenien e duhanit
Cigarja elektronike ndihmon në pakësimin apo në eleminimin e duhanpirjes në 55 të rasteve. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Universiteti i Katanias, në Itali. Studimi ka monitoruar ndryshimin e sjelljes së 40 duhanpirësve. 32.5% e tyre në javën e 24-të ka pakësuar me 50% numrin e cigareve të pira në ditë. Për përgjegjësin e studimit Riccardo Polosa, cigaret elektronike mund të ndihmojnë në lënien e duhanit. Testet e fundit për vaksinën anti-duhan Një vaksinë për të ndërprerë duhanin mund të mbërrijë shumë shpejt në farmaci.

Aktualisht është duke përfunduar faza e fundit e eksperimentimit, e provuar në 1 mijë pacientë, e vaksinës “NicVAX” e prodhuar nga “NABI Biopharmaceuticals”. Nëse rezultatet do të shfaqeshin pozitive, Food and Drug Administration mund të aprovojë shitjen e vaksinës.

“NicVAX”, shkruan Scientific American, e mëson organizmin e duhanpirësit që të sulmojë nikotinën që kapet nga antitrupat e prodhuara nga duhanpirësi i vaksinuar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama