CikalleshiDo shenoj golin qe do dergoje Shqiperine ne Euro 2016

Cikalleshi:Do shenoj golin qe do dergoje Shqiperine ne 'Euro 2016'

Sokol Cikalleshi është sulmuesi më i pafat deri më tani në kombëtaren shqiptare.

Në 11 ndeshje të luajtura me kuqezinjtë, 25­ vjecari, nuk ka realizuar ende asnjë gol, pasi fati i tij është ndalur tek shtyllat.

Edhe në ndeshjen e fundit kundër Portugalisë në “Elbsan Arena” , ku në minutën e 75­të të takimit topi i goditur prej tij u ndal mbi tranfersë, duke ia ndalur ëndrrën për të shijuar golin e tij të parë me fanellën kuqezi.

Por, pavarsishët kësaj Cikalleshi nuk ndihet aspak i demoralizuar, i cili në një bisedë për televizonin TemA TV, u shpreh se zoti ka ruajtur dicka të bukur për të në fund, dhe ai do të jetë goli që do të dërgojë Shqipërinë në “Euro 2016”.

Më tej Cikalleshi deklaroi se pavarsisht humbjes ndaj portugezve, Shqipëria do ta bëjë ëndrrën realitet për tu kualifikaur për herë të parë në histori në një kampionat europian.

Cikalleshi morëm një humbje të pamerituar në limitet e fundit të ndeshjes. Si e komentoni?

Të pafat deri në fund, patëm mundësi ta fitonim takimin dhe me e humbur këtë ndeshje po fatkeqësisht e humbëm. Përsëri jemi në rrugë të mbarë dhe duhet të vazhdojmë të mbështesim njëri­tjetrin drejt ëndrrës së madhe.

Gjithsesi, pavarsisht kësaj disfate u përballët si të barabartë përballë portugezëve të cilët janë një kombëtare shumë e fortë. Sa të vështirë ishin luzitanët?

Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Portugalia dihet nga të gjithë se cfarë ekipi ka. Ne duhet të ndihemi krenarë për këtë kombëtare sepse dhe ekipe si Portugalia dimë ti krijojmë vështërsi. Kemi një kombëtare shumë solide dhe që të argëton me lojën e saj.

Jeni sulmuesi më i “pafat” në kombëtare pasi jeni duke zhvilluar lojra shumë të mira por ajo që ju ka munguar deri më tani ka qënë goli. Do e hiqini “mallkimin” në ndeshjet e ardhshme?

Zoti vonon por nuk harron! Jam i sigurt që zoti më ka ruajtur një gjë të bukur për mua në fund, dhe ky do të jetë goli i kualifikimit i shqipërisë për në “Euro 2016”.

Tashmë kemi edhe dy takime të tjera në tetor kundër Serbisë dhe Armenisë. Besoni se do të arrijmë kualifikimin për në europian?

Besoj shumë dhe do ta arrijmë, të gjithë së bashku. Jemi shumë afër pranë këtij momenti historik. Nuk do ta humbasim përqëndrimin dhe jemi në rrugë të mbarë. Gjërat e bukura arrihen me vështërsi. Ne do ta bëjmë ëndrrën realitet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama