Cilat aroma u pelqejne femrave e cilat meshkujve

Cilat aroma u pelqejne femrave, e cilat meshkujve
Eshte pare se meshkujt dhe femrat preferojne parfume te ndryshme. Parfumin duhet ta veni aty ku doni qe t’ju puthe mashkulli, ka thene e famshmja Coco Chanel. Parfumet ndikojne si hormone, duke e rritur joshjen midis dy personave. Per kete shkak, shume parfume edhe permbajne hormone. Sipas nje ankete te bere ne internet, eshte pare se ne vendin e pare te parfumeve te preferuara gjendet parfumi “Euphoria” i “Calvin Klein”-it, i cili gjendet i kombinuar me substanca ‘seksi’, kurse femrat me se shumti preferojne parfumin “Lacoste Essential”.

Pjesa me e madhe e meshkujve pranojne se aromat munden qe shume shpejt te ndikojne te ta, duke i joshur, apo duke i debuar. Meshkujt kane deklaruar se preferojne parfumet e ‘embla’, me ere te pemeve, me arome me te forte, te cilet sjellin kujtime dhe ofrojne ndenjen e sigurise. Vetem parfumi adekuat mund te ngjalle kujtime me te fuqishme sesa shikimi i nje fotoje. Disa nga keto parfume jane ato me arome te vaniljes, dardhes, portokallit, livandes, apo pemeve ekzotike, por shumices se meshkujve u pelqejne aromat e thjeshta, te natyrshme. Femrat me shume preferojne ujin e kolonjes per meshkuj – edhe ate te lehten dhe freskuesen, me nuanca te vaniljes, pepermintit, jaseminit dhe ylang-ylangut. Meqe misku eshte i ngjashem me hormonet (feromonet) mashkullore, femrat e pelqejne shume ate.

Ja edhe pese parfumet qe preferohen me se shumti nga meshkujt:

1. CALVIN KLEIN EUPHORIA
- parfum me nuanca te kaçes, molles japoneze dhe orkidese se zeze

2. DKNY BE DELICIOUS
- arome e pemeve qe permban nuanca te molles, luleve ekzotike dhe drurit

3. D&G LIGHT BLUE
- arome e luleve-pemeve me nuanca te lemese dhe qiparisit

4. AQUOLINA PINK SUGAR
- kombinim i vaniljes, karameles, mjedres dhe miskut

5. DIOR MISS DIOR CHERIE
- per shkak te miskut eshte joshes dhe i fresket, por permban edhe aromen e portokallit.

Parfumet qe preferohen me se shumti nga femrat:

1. LACOSTE ESSENTIAL
- uje freskues i kolonjes me nuanca te limonit dhe gjetheve te domates.

2. CALVIN KLEIN OBSESSION
- arome orientale me nuanca te drureve dhe melmesave te rralla.

3. CALVIN KLEIN ETERNITY
- arome e fresket qe permban nuanca te mandarines, livandes dhe drurit te sandalit

4. RALF LAUREN POLO
- parfum klasik, senzual me nuanca te trumzes dhe koriandrit

5. CARTIER DECLARATION
- parfum klasik qe permban nuanca te jaseminit, kimit dhe kanelles.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama