Si funksionon
Zemra dihet qe eshte nje pompe qe pompon gjakun. Dhe ne rastin e semundjeve te zemres kemi prishje te funksionit te saj si pompe. Dhe ne semundjet e zemres ka rendesi si kur prishet ritmi, ashtu edhe kur prishen valvulat, ose kur prishet teresia e mureve te saj. Kur prishet ritmi kemi aritmite qe jane dy llojesh, me ritem te shtuar ose takikardite ose me ritem te ngadalesuar qe jane bradikardite. Po ashtu kur prishen valvulat zemra nuk funksionon mire si pompe dhe ne keto raste behen operacione te ndryshme per zevendesimin e tyre. Po ashtu nje lloj tjeter semundjeje te zemres jane edhe ato qe prishin muret e zemres siç eshte infarkti. Ne te gjitha keto raste duke mos funksionuar si pompe ajo nuk çon dot gjakun ne te gjithe trupin dhe keshtu nuk furnizohet organizmi me oksigjen edhe me lende ushqimore. Duke mos u furnizuar me to organizmi do te filloje te mos funksionoje si duhet.
Simptomat
Ne rastin e semundjeve te zemres, dhe ne semundjet e zemres do te kemi shenja si marrja e frymes, enjtje e kembeve, nxirje e buzeve, ose edhe dhimbje kur kemi infarkt per arsye se ndodh vdekje e nje pjese te murit te dhomave te zemres. Stadi i fundit i semundjes se zemres eshte pamjaftueshmeria e zemres (insuficienca kardiake) ne te cilen ky organ nuk e kryen funksionin e saj dhe njeriu behet invalid. Ne momentin kur kjo pamjaftueshmeri nuk mund te perballohet nga organizmi atehere organizmi vdes.
6 variantet e semundjes
Zemra e zgjeruar- paraqet dobesimin e muskulit te zemres i cili ngadalshem dhe dobet kontrakton dhe me kete dobesohet qarkullimi i gjakut dhe organet nuk kane oksigjen te mjaftuar. Si pasoje e ketyre mungesave paraqitet dobesimi i pergjithshem i organizmit. Miokarditi-eshte ndezje e pergjithshme e muskulit te zemres, gje qe paraqitet si rezultat i semundjeve te tjera, ndonje infeksion me i madh i gripi, reumatizmi i dhembeve, bajameve etj.Infrakti- eshte vdekje e nje pjese te indit muskulor te zemres .
Kjo semundje paraqitet nga mbyllja e ndonje dege te arterieve te cilat ushqejne zemren, gjate kontraksionit (ngushtimit) momental te arterieve, ndonje plasaritje e arterieve e percjelle me gjak derdhje , gjate streseve ose si pasoje e shtypjes se larte.Ne keto raste indi muskulor ose nje pjese e zemres mbetet pa ushqim dhe pa oksigjen, menjehere pas kesaj ajo pjese e muskulit te zemres te vdes. Infarkti percillet me dhimbje te renda. Ka raste kur zemra nderpret punen dhe shkaktohet vdekje.Aritmia -eshte rrahje e shpejte dhe e ngadalshme e zemres ose rrahje e perzier e ngadalesuar dhe e shpejtuar me kercime dhe nderprerje te rrahjeve.
Kjo dukuri eshte pasoje e kontrollit te disharmonizuar te ngacmimeve nervore te punes se zemres te cilat e kane prejardhjen nga qendrat e sistemit nervor.Arteoskleroza-eshte grumbullimi i materieve te yndryshme dhe kriperat e kalciumit ne brendi ne muret e arterieve, kjo çon deri tek mbyllja e tyre dhe zvogelimi i qarkullimit te gjakut me shume pasoja si dhe zmadhimi i shtypjes se gjakut e cila mund te shkaktohet edhe nga gjendjet nervore, streset etj. Te gjitha keto kane lidhje te drejtperdrejte me mosfunksionimin e mire te zemres.
Embolia- eshte mbyllja e ndonje arterie te trurit nje lloj si Infarkti i zemres. Kjo shkakton demtimin e ndonje qendre dhe me kete rast paraqitet paraliza ose vdekja.
Pompe artificiale per zemren
Shkencetaret ne Universitetin Uiskonsin ne Shtetet e Bashkuara kane shpikur nje pompe te vogel per zemren, e cila eshte quajtur edhe “ura per transplantim.” Pacientet qe kane nevoje per transplantim zemre shpesh presin nje kohe te gjate derisa te gjendet per ta nje zemer e pershtatshme. Kjo pompe e ndihmon zemren e dobet te pacientit dhe gjithashtu i jep kohe atij deri sa te behet transplantimi. Pompa punon me bateri dhe vendoset ne pjesen e siperme te barkut pergjate nje operacioni. Ajo ndihmon barkushen e majte, dhomen kryesore pompuese qe furnizon me gjak te gjitha pjeset e trupit. Nje tub e çon gjakun prej barkushes se majte ne pompe, e cila pastaj e dergon ne arterie, duke ndihmuar keshtu barkushen e dobet. Nje tub tjeter qe bashkengjitet tek pompa nxirret jashte murit te barkut dhe lidhet me baterine dhe sistemin e kontrollit te pompes.
Zemra dhe ushtrimet fizike
Nje studim i ri provon se sa me i shendetshem te jete njeriu ne moshe te re, aq me e qendrueshme do te jete gjendja e tij shendetesore dhe me i paket rreziku nga problemet e zemres. Studimi, i botuar ne numrin e fundit te Revistes se Shoqates Mjekesore Amerikane, analizoi gjendjen shendetesore te 4 mije e 500 te rinjve nga mosha 18-30 vjeç per 15 vjet radhazi.Gjenda shendetesore u percaktua nga pergjigja e sistemit kardiologjik dhe atij te frymemarrjes gjate perdorimit te nje aparature per stervitje: “Nje nder perfundimet kryesore te studimit ishte se te rinjte qe nuk gezonin shendet te mire, me kalimin e kohes ndesheshin me nje rrezik me te madh per tu prekur nga semundja e zemres. Ata qe benin nje nivel te ulet ushtrimesh fizike kishin 3-6 here me shume gjasa te vuanin nga tensioni i larte, diabeti dhe probleme te metabolizmit se sa pjesemarresit qe benin ushtrime.
Analiza qe zbulon semundjen
Shenja e pare e semundjes se zemres ne 50 per qind te rasteve vihet re vetem kur zemra pushon se rrahuri. Por tani nje analize e thjeshte e gjakut mund te shpetoje jete njerezish. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund te zbuloje mjaft heret problemet ne venat e gjakut duke krijuar keshtu mundesi per kurim te suksesshem. Shkencetaret besojne se prekja e artereve te zemres eshte shkaktari nxites i shume goditjeve ne zemer. Kjo eshte edhe arsyeja qe nje nivel i larte i proteines reaktive C mund te jete vdekjeprures, edhe kur niveli i kolesterines eshte i ulet. Ekperstet e mjekesise ne Amerike, kane vendosur tua sugjerojne kete lloj analize te gjithe pacienteve te rinj, te cilet ankohen nga zemra. Kjo pasi te ne te gjitha rastet personi nuk do te kete asnje efekt anesor, ashtu sikur mund te ndodh me ekzaminimin me rreze.
Ilaçet e gjakut, efekt edhe per zemren
Nje studim i koheve te fundit i kryer ne kliniken e Klevelandit tregon se nje nga ilaçet kryesore qe perdoren kunder tensionit te larte te gjakut, Amlodipina, u tregua me e efektshme per pakesimin e rrezikut te goditjeve ne zemer tek personat qe vuajne nga zemra por qe kane tension normal te gjakut. Mjeku Steven Nissen prane klinikes se Klevelandit thote se tani per tani askush nuk mund te rekomandoje ilaçe per uljen e tensionit te gjakut per nje person, tensioni i gjakut te te cilit eshte me i ulet se 13. Por kjo praktike mund te ndryshoje, po te kihen parasysh rezultatet e studimit qe tregojne se pacientet me semundje te zemres qe kane tension normal te gjakut, qe eshte 13 me 8, mund te perfitojne nga ilaçet qe u jepen pacienteve me tension te larte gjaku. Ky studim zgjati 2 vjet dhe ne te u perfshine rreth 2 mije paciente me semundje koronare por me tension normal te gjakut. Pacientet u ndane ne 3 grupe. Nje grup u trajtua me ilaçe te zakonshme, grupi i dyte me Amlodipine dhe i treti me Enalapril.