Pëlqimi është hapi i parë, por më pas kur futesh në bisedë mund të kuptosh që tërësia e gjërave të përbashkëta është shumë më e madhe nga sa e kishe menduar në fillim. Me një person të tillë ke dëshirë që të lësh edhe një tjetër takim për ta thelluar më tej njohjen dhe dalëngadalë e kupton që pëlqimi shndërrohet e merr formën e romancës.
Dhe kur kjo ndodh, atëherë gjërat shkrihen dhe të duket se atë njeri që e pëlqeve aq shumë në fillim e ke njohur prej një jete të tërë dhe nuk arrin të kuptosh dot se si ke mundur më parë të mos e kesh pasur në jetën tënde. Por kjo lloj marrëdhënie, kjo romancë që mund të shndërrohet në një gjë shumë të rëndësishme, nuk ndodh pa arsye. Studiues të ndryshëm kanë dalë në shumë përfundime në lidhje me këtë fenomen dhe së fundi është botuar një libër, në të cilin pasqyrohen edhe arsyet e një lidhjeje “magjike”. Në fakt, bëhet fjalë për 5 faktorë që ndikojnë në një lidhje të tillë. Ata janë: vulnerabiliteti, proksimiteti, rezonanca, ngjashmëria dhe mjedisi.
Të kuptuarit e të gjitha këtyre proceseve e bën më të lehtë faktin e lidhjes mes njerëzve dhe mbi të gjitha shpjegon faktin se përse në disa raste arsyet e lidhjes apo pëlqimit kanë të bëjnë pikërisht me atë person dhe jo me ndonjë person tjetër. Le t’i shohim të gjithë këta faktorë në veçanti. Por sigurisht që afërsia nuk është kushti i vetëm për lindjen e një romance, sepse në një rast të tillë të gjithë do të përfundonim në marrëdhënie me shokët e bankës, apo fqinjët e pallatit. Një nga arsyet më të forta të këtyre lidhjeve është edhe rezonanca. Kjo ka të bëjë me ndjesinë që ke kur je i bindur në shumë aftësi të tuat dhe ndihesh tërësisht komod në lëkurën tënde.
Dhe kur arrin në këtë ndjesi ta gjesh edhe te një tjetër dhe së bashku të krijoni një ndjenjë komforti të përbashkët është një fillim i mirë për një lidhje romantike.
Një ndjenjë e tillë vetëbesimi të bën shumë tërheqës për mjaft njerëz rrotull dhe i tërheq të tjerët pas teje si me “mastiç”. Sigurisht që një rezonancë e tillë është më e fortë në kushtet e stimujve alkoolikë, por ka më shumë efekt kur është në kushte normale. Dhe kur dy veta tërhiqen me njëri-tjetrin, situata është shumë “e nxehtë”.
Sipas një studimi, ne influencohemi shumë nga ambienti ku jetojmë dhe kemi shumë më tepër shanse që të qeshim për një barsoletë kur jemi në grup se sa po ta dëgjonim të njëjtën barsoletë po të ishim vetëm. Është e vështirë të lidhesh me dikë që nuk ka një sens humori, që nuk është i muhabetit dhe që nuk përçon miqësi. Të gjitha këto në të njëjtën kohë janë shumë të domosdoshme edhe për një lidhje të gjatë e të qëndrueshme.