“Durrësi mendoj se është një atraksion turistik i pamohueshëm, një qytet që gjithmonë ka ditur të presë vizitorë. Ka ditur të sjellë në vëmendjen e të gjithë atyre që e kanë shkelur bujarinë dhe ndër shumë ndjenja që provon kur zbret në Durrës për herë të parë, ndoshta ajo që godet më tepër i dedikohet veçantisë së këtij qyteti”, ka thënë ai.
Sipas Bashkimit çmimet që variojnë në tregun e Durrësit janë mjaft të volitshme, andaj ia vlenë të shkohet atje. Për dallim nga Durrësi bregdeti i Ulqinit për Elda Naliun është më i bukur, ajo thotë se Ulqini ka qenë për mijëra vjet në rrjedhën e historisë një port tregtar i rëndësishëm në rajon.
“Ambienti natyral është shumë i pasur me zona plotësisht të ndryshme, ku ka një bukuri të rrallë natyrore. Në Ulqin ekzistojnë ende vende natyrale, nga më të ashprat. Plazhe pa fund, nga ranorët tek ata shkëmborë, që të japin mundësinë e shijimit të aromës së mirë. Pas momentit të artë të plazhit, meriton të zbulohet dhe të vlerësohet edhe brendësia e Ulqinit”, shton ajo.
Edhe Alban Xhemajli është i pasionuar pas plazhit të Durrësit, ai ka planifikuar që këtë vit të vizitoj këtë bregdet që sipas tij është mjaft i mirë.
“Mua më pëlqen Durrësi, është një vend i mrekullueshëm, por të ofron edhe kushte më të lehta dhe të volitshme për t’i kaluar ditët e pushimit. Një udhëtim do të përbënte rastin për të njohur njerëz ndoshta të mbyllur në një kontakt të parë, por pastaj gjithnjë e më të hapur, më mikpritës dhe dashamirës, për të njohur një gastronomi të pasur në lloje, në fund për të zbritur në brendësinë e një peizazhi të destinuar të mbetet në sytë dhe zemrën e çdo udhëtari”.
“Një endje në rrugët e një qyteti të krenarisë dhe njëkohësisht bukurisë tipike mesdhetare, aty ku udhëtari i çdo natyre mund të gjejë turizmin kulturor, atë të plazhit dhe diellit, turizmin gastronomik, arkeologjik, e gjithçka që mund të dëshirojë e të shijojë në mrekullitë e një qyteti, që mban në gjirin e tij çdo gjë të bukur”, përfundon ai.
Ulqini dhe Durrësi vazhdojnë të jenë bregdetet më të pëlqyera nga disa të rinj tanë.