Ju mund te ankoheni ne Gjykate vetem per aktet e nje autoriteti publik (Parlament, administrate, gjykata etj.) te njerit prej Shteteve te listes. Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut nuk mund te merret me ankesat e drejtuar kunder personave te veçante, ose institucioneve private. Perpara se t’i drejtoheni Gjykates se Strasburgut, ju duhet te keni bere, ne shtetin ku jeni denuar, te gjitha (ankesat) rekurset qe do te kishin mundur te sillnin zgjidhjen e çeshtjes ne favorin tuaj ose ndreqjen e situates per te cilen ju ankoheni. Ju duhet, per shembull, t’i jeni drejtuar organit me te larte kompetent psh. ne qofte se ankoheni se jeni denuar padrejtesisht nga gjykata e shkalles se pare p.sh. ne Itali ose Greqi, ose France, duhet te keni bere ankese brenda afateve ne gjykatat e Apelit dhe ne qofte se lejohet edhe ne Gjykaten e Larte (apo te Kasacionit) te vendit ku jeni denuar.
Gjate ndjekjes se tyre ankimeve (rekurseve), ju duhet te keni respektuar rregullat e procedures, sidomos afatet qe ato parashikojne. Nese, per shembull, rekursi juaj eshte hedhur poshte si i bere me vonese, apo per mosrespektim te nje rregulli te kompetences ose te procedures, ka mundesi qe Gjykata e Strasburgut te mos e shqyrtoje çeshtjen tuaj. Pra duhet bere kujdes sepse kalimi i afatit 6 mujor, pas dates se vendimit te fundit te dhene per çeshtjen tuaj ben qe ankesa juaj te mos merret ne shqyrtim. Pasi organi me i larte kombetar kompetent p.sh. Gjykata e Apelit greke, italiane etj. ka dhene vendimin e saj, ju keni nje afat maksimal prej gjashte muajsh per t’ju drejtuar Gjykates se Strasburgut. Nese ankimi juaj ka te beje me nje denim, afati fillon duke u nisur nga data e vendimit perfundimtar te formes se prere dhe jo duke u nisur nga refuzimi i ndonje kerkese te bere per rishikim jashte afateve te rregullta te ankimit. Gjykata nuk do ta shqyrtoje ankesen tuaj nese, perpara skadimit te afatit prej gjashte muajsh, ju nuk i keni paraqitur asaj qarte arsyet e ankimit tuaj, qofte edhe ne nje forme te shkurtuar.
PARAQITJE E SHKELJES OSE E SHKELJEVE TE KONVENTES DHE/OSE E PROTOKOLLEVE, SI DHE ARGUMENTET MBESHTETESE
Shpjegoni ne kete rubrike, sa me sakte qe te jete e mundur, cilat jane ankimet tuaja persa i perket shkeljes se Konventes Evropiane per te drejtat e njeriut. Tregoni mbi cilen dispozite ose dispozita te Konventes mbeshteteni dhe shpjegoni perse i vleresoni faktet e pershkruara ne rubriken II si shkelje te ketyre dispozitave. Siç duhet t’ju kete rene ne sy, disa nene te Konventes autorizojne, brenda disa kushteve, kufizime ne ushtrimin e te drejtave qe ato garantojne (shih, per shembull, pikat (a) deri (f) te nenit 5 1, si dhe paragrafin e dyte te neneve 8 deri 11). Nese ju i referoheni njerit prej ketyre neneve, shpjegoni perse mendoni qe kufizimi per te cilin ankoheni nuk ishte i autorizuar.
PARAQITJE LIDHUR ME NENIN 35 1 TE KONVENTES
Ne kete rubrike, pershkruani ne menyre te plote ankimet (rekurset) qe ju keni ushtruar perpara autoriteteve kombetare te shtetit qe ju ka denuar. Plotesoni secilen prej tre pjeseve te kesaj rubrike, duke ndare pergjigjet tuaja per secilin ankim qe ju paraqitni perpara Gjykates. Ne piken 18, permendni te gjitha rekurset qe mund te kishin sjelle ndreqje te ankimeve tuaja, por qe ju nuk i keni bere. Nese nje rekurs i tille ekzistonte, specifikojeni ate (per shembull, duke shenuar emrin e autoritetit – gjyqesor ose tjeter – te cilit mund t’i drejtoheshit) dhe shpjegoni perse nuk e keni perdorur ate, pra pse nuk jeni ankuar, psh se nuk ju kane lejuar autoritetet e burgut, te policise etj.
PARAQITJE E OBJEKTIT TE KERKESES
Tregoni ne kete rubrike se çfare prisni nga procedura qe ju kerkoni te hapni ne Gjykate. Duhet gjithashtu te saktesoni ne vija te pergjithshme pretendimet tuaja per te kerkuar zhdemtimin e drejte qe ju kerkoni te fitoni, duke u mbeshtetur ne nenin 41 te Konventes Evropiane te te drejtave te njeriut.
INSTANCA TE TJERA NDERKOMBETARE QE TRAJTOJNE OSE KANE TRAJTUAR ÇESHTJEN
Ne kete rubrike ju do te tregoni nese i keni paraqitur ankimet e perfshira ne ankesen drejtuar Gjykates se Strasburgut, ne nje instance tjeter nderkombetare hetimore ose vendimore. Nese po, lutemi jepni per ate instance te dhena te plota, konkretisht emrin e organit nderkombetar te cilit i jeni drejtuar, te gjitha hollesite mbi procedurat e ndjekura, vendimet e dhena prej tyre, me daten e tyre. Bashkengjitni nje kopje te vendimeve te dhena dhe te çdo dokumenti tjeter perkates.
LISTA E DOKUMENTEVE
Mbani parasysh qe te dergoni jo origjinale, por vetem kopje te dokumenteve. Mos harroni te shtoni ne ankesen tuaj dhe te permendni ne kete liste te gjitha gjykimet si dhe vendime te tjera qe ju keni, si edhe çdo dokument tjeter qe ju deshironi te paraqisni ne Gjykaten e Strasburgut si mjet prove si raporte mjekoligjore, deklarata te deshmitareve etj. Megjithate, kufizohuni te dergoni vetem dokumentet qe kane rendesi per shqyrtimin e ankimeve qe permban ankesa juaj.
DEKLARATA DHE NENSHKRIMI
Nese formulari i ankimit do te nenshkruhet jo nga vete ankuesi, por nga perfaqesuesi i tij, ajo duhet te shoqerohet me nje prokure ne favor te ketij te fundit, te nenshkruar nga vete ankuesi, (me perjashtim te rastit kur nje prokure e tille eshte dorezuar me pare ne Sekretariat).
Laureta Rryçi : Gazeta Albania