Martesat e shkurtra
Një prej tyre është ajo e Britney Spears. Në vitin 2004 ajo tronditi gjithë adhuruesit e saj, kur u martua në Las Vegas me një shokun e shkollës së mesme. Martesa u anulua të nesërmen pasi të dy kishin qenë të dehur, kur ishin martuar. Elizabeth Taylor, ose siç njihet ndryshe, aktorja me sytë ngjyrë vjollcë nuk mban rekord vetëm për numrin e madh të martesave, por edhe për një prej martesave më të shkurtra në Hollivud. Martesa e saj e parë me Conrad Hilton zgjati vetëm tetë muaj. Ajo ishte 19 vjeçe në atë kohë dhe dështimin e martesës ia atribuoi naivitetit të saj prej vajze të re. Ndërkohë, Pamela Anderson deklaroi para dy muajsh se ishte lidhur me Rick Salomon pasi nuk kishte para për t'i paguar humbjen në kazino në Las Vegas. Pavarësisht rrethanave jo shumë të zakonshme të njohjes çifti vendosi të martohej. Por pas dy muajsh Anderson ka bërë kërkesën për divorc. Një martesë tjetër e shkurtër është dhe ajo e Nicholas Cage dhe Lisa Marie Presley. Vajza e mbretit të rok'n rollit u martua me aktorin e pasionuar pas babait të saj, në vitin 2002. Martesa mbaroi tre muaj më vonë dhe Lisa Marie Presley deklaroi se ajo kishte qenë "një gabim i madh". Edhe aktorja e "Charlie's Angels", Drew Barrymore nuk i ka shpëtuar epidemisë së martesave të shkurtra në Hollivudi. Aktorja, e cila u bë e njohur që fëmijë, sidomos për jetën e saj të trazuar u martua me Jeremy Thomas, pronar restoranti në vitin 1994. Ajo deklaroi në atë kohë se ai "është dashuria e jetës sime". Por dashuria e jetës së Barrymore zgjati vetëm gjashtë javë pas martesës për t'i dhënë fund me divorc.
Rekordi
Një tjetër "shoqe" e Elizabeth Taylor bën pjesë në listë. Gabor është bashkëkohëse e Taylor. Ajo mban rekordin e numrit më të madh të martesave në Hollivud dhe është martuar një herë më shumë se Taylor dhe të dyja kanë pasur një bashkëshort të përbashkët, Conrad Hilton. Por martesa e saj më e shkurtër ka qenë në vitin 1982 me Felibe de Alba. Duket se martesat e dështuara njëra pas tjetrës s'u japin asnjë mësim njerëzve të famshëm, për sa kohë ato vazhdojnë të martohen sërish, pas çdo divorci.
Elizabeth Taylor dhe Conrad "Nicky" Hilton
Martesa: 8 muaj
Aktorja me sytë ngjyrë vjollcë nuk mban rekord vetëm për numrin e madh të martesave, por edhe për një prej martesave më të shkurtra në Hollivud. Martesa e saj e parë me Conrad Hilton zgjati vetëm tetë muaj. Ajo ishte 19 vjeçe në atë kohë dhe dështimin e martesës ia atribuoi naivitetit të saj prej vajze të re.
Jennifer Lopez dhe Chris Judd
Martesa: 10 muaj
Këngëtarja e popit u martua me kërcimtarin e grupit të saj në vitin 2001, në një dasëm të madhe tradicionale. Por dhjetë muaj më vonë Jennifer kërkoi divorcin. Ajo kishte qenë më parë e martuar me modelin Ojani Noa, martesë që s'kishte zgjatur më shumë se një vit. Prej thuajse katër vitesh ajo është tashmë e martuar me këngëtarin Marc Anthony.
Pamela Anderson dhe Rick Salomon
Martesa: 2 muaj
Pamela Anderson deklaroi para dy muajsh se ishte lidhur me Rick Salomon pasi nuk kishte para për t'i paguar humbjen në kazino në Las Vegas. Pavarësisht rrethanave jo shumë të zakonshme të njohjes çifti vendosi të martohej. Por pas dy muajsh Anderson ka bërë kërkesën për divorc.
Cher dhe Gregg Allman
Martesa: 10 ditë
Tre ditë pas finalizimit të divorcimit të Cher me bashkëshortin dhe partnerin e saj në skenë, Sonny në vitin 1975, ajo u martua me muzikantin Greg Allman në Las Vegas. Por lumturia nuk zgjati shumë dhe Cher pas dhjetë ditësh bëri padinë për divorc. Në atë kohë, këngëtarja ishte shtatzënë.
Britney Spears dhe Jason Alexander
Martesa: 2 ditë
Këngëtarja e njohur Britney Spears vitet e fundit ka qenë protagoniste e skandaleve të vazhdueshme. Në vitin 2004 ajo tronditi gjithë adhuruesit e saj, kur u martua në Las Vegas me një shokun e shkollës së mesme. Martesa u anulua të nesërmen pasi të dy kishin qenë të dehur, kur ishin martuar.
Nicholas Cage dhe Lisa Marie Presley
Martesa: 3 muaj
Vajza e mbretit të rok'n rollit u martua me aktorin e pasionuar pas babait të saj, në vitin 2002. Martesa mbaroi tre muaj më vonë dhe Lisa Marie Presley deklaroi se ajo kishte qenë "një gabim i madh". Martesa e saj me Michael Jackson zgjati më shumë, ato u divorcuan pas 19 muajsh.
Shannen Doherty dhe Ashley Hamilton
Martesa: 5 muaj
Aktorja e ëmbël e "Shtrigat" dhe "Beverly Hills 90210" u martua me aktorin Ashley Hamilton, djali i George Hamilton dhe Alana Stewart, vetëm dy javë pasi e njohu. Ato u ndanë pas pesë muajsh. Ajo u martua pastaj me Rick Solomon, por edhe kjo martesë nuk zgjati më shumë se nëntë muaj.
Renee Zellweger dhe Kenny Chesney
Martesa: 6 muaj
Jemi mësuar ta shohim në rolin e beqares së dëshpëruar Brixhet Xhons. Por Renee në fakt është dhe në jetën personale një beqare e përjetshme. Ajo u martua me këngëtarin e muzikës kauntri, Kenny Chesney në një ceremoni në Karaibe katër muaj pasi ishin njohur. Martesa u anulua pas shtatë muajsh.
Carmen Electra dhe Dennis Rodman
Martesa: 6 muaj
Ka qenë një prej ruajtësve të plazhit më tërheqëse në "Baywatch", por fati nuk i ka ecur dhe aq me martesat. Electra u martua me basketbollistin Rodman në vitin 1998 dhe pas nëntë ditësh u përpoq të anulonte martesën, por çifti u ripajtua sërish. Sidoqoftë, pas gjashtë muajsh filluan procedurat e divorcit.
Drew Barrymore dhe Jeremy Thomas
Martesa: 6 javë
Aktorja, e cila u bë e njohur që fëmijë, sidomos për jetën e saj të trazuar u martua me Jeremy Thomas, pronar restoranti në vitin 1994. Ajo deklaroi në atë kohë se ai "është dashuria e jetës sime". Por dashuria e jetës së Barrymore zgjati vetëm gjashtë javë pas martesës për t'i dhënë fund me divorc.
Zsa Zsa Gabor dhe Felipe de Alba
Martesa: 1 ditë
Gabor është bashkëkohëse e Elizabeth Taylor. Ajo mban rekordin e numrit më të madh të martesave në Hollivud dhe është martuar një herë më shumë se Taylor dhe të dyja kanë pasur një bashkëshort të përbashkët, Conrad Hilton. Por martesa e saj më e shkurtër ka qenë në vitin 1982 me Felibe de Alba.
Liza Minnelli dhe David Gest
Martesa: 16 muaj
Ceremonia e martesës së Minelli-t, e cila është vajza e Judy Garland, ishte e mbushur me yje të spektaklit. Dëshmitar i çiftit ishte Michael Jackson. Martesa zgjati vetëm 16 muaj, ndërkohë që divorci zgjati për vite të tëra, ndërkohë që Minelli dhe Gest hidhnin njëri-tjetrin në gjyq me akuza nga më të ndryshmet.
Shkruar nga Blendina Cara : TiranaObeserver