Ndoshta ato nuk ju pelqejne aspak t'i keni mbi vete, megjithate i shikoni figurat e te tjereve me kenaqesi. Ne kete speciale do te shihni se cilat jane tatuazhet e aktoreve dhe kengetareve me te famshme te momentit? Tatuazhi, ose pigmentimi i lekures eshte nje shenje e krijuar duke futur nje pigment ne lekure per qellime dekorative. Ato praktikohen ne te gjithe boten. Indigjenet e Japonise i vizatojne ato ne fytyre, po keshtu edhe polinezianet, fiset ne Filipine, Borneo, Afrike, Kine dhe shume vende te tjera, prej te cilave e marrin origjinen shenjat dhe simbolet e pakuptueshme.
Per shkak se prishet mbrojtja e lekures, tatuazhet kane edhe rreziqe shendetesore, ku duhet permendur infeksioni dhe reaksionet alergjike. Edhe pse tatuazhet jane permanente, eshte e mundur te hiqen apo te modifikohen, ashtu siç kane bere shume prej ketyre personazheve. Rreziku qe shfaq per shendetin heqja eshte edhe me i larte, per shkak se kryhet me lazer, qe reagon me bojen e tatuazhit, duke e shperbere ate.
Pamela Anderson
Ajo eshte martuar dhe eshte ndare nga shume yje rroku, duke mbajtur si kujtim mjaft tatuazhe. Ka nje rreth gjembash ne krahun e djathte, nje kompozim fisnor ne shpine dhe emrin "Mommy" ne gishtin e dores se majte (te ndryshuar nga "Tommy" pas divorcit nga Tommy Lee).
Eva Longoria
Ylli i filmit "Shtepiaket e deshperuara" ka nje yll te vogel brenda kyçit te majte, nje kryq keltik ne shpinen e poshtme dhe inicialet e te dashurit, Tony Parker ne nje vend intim, per te cilen thote: "Nuk po e tregoj se ku i kam, vetem se ai i sheh çdo dite".
Victoria Beckham
Victoria ka inicialet e bashkeshortit David ne kyçin e dores se majte (ai ia ktheu nderin, duke shkruar emrin e saj ne krahun e majte). Tatuazhi hebre ne shpine do te thote "Une jam e te dashurit tim, i dashuri im eshte imi", perseri nje tjeter ode per Beckam.
Britney Spears
Fale stilit te veshjes me bel te shkurter te princeshes se pop-it, shikuesit mund t'i dallojne fare mire dy tatuazhe ne barkun e saj. Njeri eshte nje yll dhe tjetri nje simbol kinez per misterin. Prapa qafes ka dy zara, por jane te fshehura nga floket e shtuara.
Janet Jackson
Edhe pse ajo ka plot tatuazhe, shume njerez zakonisht mendojne diçka tjeter kur flitet per artin trupor te saj. Por, per sa i perket bojes, Jackson ka nje kanji japonez ne qafe dhe nje akrep stil borneo ne fund te shpines.
Christina Ricci
Christina thote per tatuazhin e saj: "eshte Alan, luani perendi i Narnias, nga libri "Luani, shtriga dhe garderoba". Ishte nje simbol i femijerise sime te keqe. Kam vuajtur shume kur isha adoleshente, dhe kur mbusha 18 vjeç, u largova. Si Aslan, me ne fund isha e lire.
Nicole Richie
Nga te nenta tatuazhet e Nicole, me te dukshmet jane nje pale krahe portokalli ne shpine dhe nje fjongo e kuqe me emrin Richie ne qafe. Per sa i perket pupave te balerines ne barkun shtatzene te yllit te televizionit, te gjithe besojne se do te behen çizme shume shpejt.
Jessica Alba
Me sa duket mollekuqja ne anen e prapme te qafes se Jessica-s eshte rezultati i nje eksperience familjare. Ajo zbuloi per "Access Hollywood": "Tezja ime, mamaja ime, kusherira dhe une, te gjitha kemi te njejtin tatuazh, tregon se jemi te lidhura".
Alyssa Milano
Aktorja e filmit "Charmed" ka nje zinxhir me nje kryq ne shpatullen e djathte dhe nje shirit trendafilash ne kyçin e kembes se djathte. Per sa i perket zemres se shenjte ne vithet e saj, ajo mbetet e panjohur per publikun.
Christina Aguilera
Xtina (e cila ka shkruar emrin e saj prapa qafes) ka mjaft tatuazhe per bashkeshortin Jordan Bratman. Jo vetem ka shkruar "Te amo siempre" ne spanjisht, por mori ne te dhene nga Victoria Beckam dhe ka shkruar frazen "Une jam e te dashurit tim, i dashuri im eshte imi".
Drew Barrymore
Drew mund te kete disa tatuazhe, por vetem nje qe duket gjithmone mbi qilimin e kuq, nje kryq i madh i mbeshtjelle me trendafila ne kyçin e kembes se majte. Sa per te tjerat, ajo thote se jane shume poshte vitheve te saj per t'ia treguar publikut.
Denise Richards
Edhe pse Denise Richard ka kerkuar divorcin nga Charlie Sheen ne mars te vitit 2005, ajo ende e ka emrin e tij te shkruar me boje te zeze ne kyçin e kembes se djathte. H...m, ndoshta shpreson qe nje tjeter Charlie te hyje ne jeten e saj.
Pink
Arti trupor i Pink meriton nje galeri te tere, por me te dukshmet jane tatuazhet ne krahe me fjalet "ajo qe iken vjen perseri" ne kyçin e dores se djathte, nje engjell qe ndjek nje yll ne shpatullen e majte dhe kodin e albumit te vitit 2001 prapa qafes.
Kelis
Kengetarja e kenges "Milkshake", me siguri i sjell te gjithe djemte ne nje kopsht te bukur me tatuazhin masiv me lule, te cilin, besojeni apo jo, ne e shohim vetem pjeserisht. Ndoshta lulezon deri ne pjesen e majte te vitheve, por vetem burri i saj e di me siguri.
Courtney Love
Per nje kengetare rroku, e cila ka qene ne gjykate per mbajtje droge, njerezit presin qe ajo te kete pak me shume boje ne trup. Por me te dukshmet jane unaza ne kyçin e kembes se majte dhe nje zane ne shpatullen e djathte (te fshehur nga gure te çmuar).
Angelina Jolie
Nje kryq me shprehjen "ajo qe me ushqen me shkaterron" ndodhet ne fund te barkut. Mbi shpine shkruhet "njihi te drejtat e tua", nje poezi kamboxhiane ne te majte dhe pozicionin gjeografik te lindjes te femijeve ne shpatullen e djathte (aty ku dikur ishte emri i ish-it, Billy Bob).
Eve
Jo, keto nuk jane gjurmet qe i ka lene pitbulli i entuziazmuar kur eshte kthyer ne shtepi. Kengetarja reper, fituese e shume çmimeve "Grammy", ne te vertete ka dy tatuazhe me gjurme qeni ne gjoksin e saj.
Kelly Osbourne
Kelly eshte nje admiruese kaq e zjarrte e Ozzy-it, sa ka shkruar "Babi" brenda krahut te djathte, prane nje dryni dhe nje çelesi, dhe nje pergameni qe shkruan "edhe kjo do te kaloje". Ajo ka nje pale krahe roze ne shpine dhe nje çift kafkash ne kembe.