Ndërkohë, në krye të listës renditen Shtetet e Bashkuara, me këto rezultate: Kostoja e jetesës 76 pikë, Kultura 87, Ekonomia 100, Mjedisin 51, Liria 100, Shëndeti 90, Infrastruktura 100, Rrezik dhe Siguria 100, Klima 85 Rezultati final 86 në Renditjen e Cilësisë së Jetës mes 190 vendeve nga e gjithë bota, Shqipëria ka shënuar këtë rezultat : Kostoja e jetesës 75, Argëtimi & Kultura 76, Ekonomia 57, Mjedisi 64, Liria 67, Shëndeti 68, Infrastruktura 36, Rrezik dhe Siguria 71, Klima 90 pikë.
Në renditje merren parasysh vendet, ku mund të jetohet më mirë, jeta më e lirë, të paguhen më pak taksa, të ketë mot më të mirë, të merren avantazhe nga mundësitë në tregjet e reja, vende ku mund të fillohet një jetë e re, një biznes apo të kalohet pensioni, ku ambjenti është i ruajtur nga ndotja, klima është e mirë , infrastruktura është e mirë, argëtohesh dhe ka kulture e art. Për të arritur në vlerësimet për secilin vend merren parasysh nëntë kategorit e sipërpërmendura, ku secila ka maksimumin e pikëve 100.
Të dhënat, që të nxirret klasifikimi , sipas revistës International Living me bazë në Chicago - Illinois, merren nga shumë faqe të zyrtarizuara të internetit, si adresat qeveritare, të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetit, Ekonmoisë, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bashkimit Europian, OKB-ës, e shumë institucioneve Amerikane, dhe të tjerë ane mbanë botës. Ky është si një studim vjetor në të cilin sapo merren të dhënat analizohen në terren nga korrespondentët e agjencisë Amerikane International Living me bazë në Chicago - Illinois , për çdo vend, në mënyrë që të kuptohet se sa reale janë ato, dhe nga ku bazohen rezultatet e tyre.
Shqipëria, ka më shumë se pesë vjet, që nuk shikohet më në hartë si një 'njollë e zezë' për të jetuar. Shqipëria, vitet e fundit ka krijuar një imazh të shkëlqyer, në botë. Çka shihet qartë sipas të dhënave më të fundit, krahasuar jo më larg se me një vit më parë, ku vendi ynë ka bërë përpara për sa i përket cilësisë së jetës duke zbritur në 14 vende më poshtë. Kosto e jetës ka fituar 75 pikë, ndërkohë që një vit më parë ishte 64 pikë. Në të njëjtin nivel ka qenë edhe treguesi i lirisë me 67 pikë. Të ardhurat dhe kultura për këtë vit janë vlerësuar me 59 pikë, ndërsa një vit më parë me 65 pikë. Ndërsa numri total i pikëve për këtë vit është 64, duke pësuar një rritje të mirë krahasuar me një vit më parë, duke lënë pas vetes gjithë vendet e Ballkanit, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.
Gjithsesi, është shumë e rëndësishme, të thuhet se Shqipëria, ka shënuar në ekonomi 57 pikë, çka shikohet si një rezultat më i lakmueshem për të jetuar. Kur po të vëreshë se 15 vendet më të mira për të jetuar në botë SHBA, Zealand e Re, Malta, Franca, Monaco, Belgjika, Germania, Austria, Anglia, Japoina, Italia, Zvicera, Suedia, Hollanda, Luksemburgu nuk kanë më shumë se 65 pikë për Ekonominë. Në renditje Shqipëria me 57 pikë ka lënë vende pas në ekonomi, çka do të thotë se në Shqipëri nuk është më e vështirë për të nisur një jetë të re, dhe për të investuar. Cilësia Ndërkombëtare vjetore e e Jetës sipas Indeksit Living Life 2011 , bazohet në pyetjen "Ku do të gjeni cilësi më të mirë në botë e jetës? Duke shikuar nga numrat, në tabelën e rezultatve të Indeksit Living Life 2011 fitues është i qartë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Statistikat, thuhet sipas Indeksit Living Life 2011 nuk tregojnë historitë e çdo vendi të botës. “Por, natyrisht, - thekson Living Life 2011- ne do të nxjerrim tabelën e rezultatve vjetore, duke i a lënë numrave të e thonë fjalën e tyre”.
SHBA, ka ekonominë më të madhe në botë dhe-kur krahasohet me 191 vende të tjera në studimin tonë, fiton vlerësimet më të larta për infrastrukturën. SHBA, në të shumtën e numrave të tabelës Indeksi Living Life 2011, ka rezultatet në të gjithë pjesët të nëntë kategorive, si kostos së jetesës, kulturës, mjedisit, lirisë, shëndetit, infrasturkurës, klimës dhe sigurisë. Dhe kështu, në baza statistikore, SHBA është e vështirë të mundët nga ndonjë vend tjetër për vitin 2011.
“Pas njëmbëdhjetë muajve të vitit,- thekson Living Life 2011 , - ne e konsiderojmë se Shtetet e Bashkuara janë vendi i parë për këtë vit, ku ju mund të jetoni më mirë edhe më të lirë, të paguani më pak taksa, të gëzoni shëndet të mirë, të keni motin të mirë dhe të përfitoni nga tregjet në zhvillim”.
Islanda, Zvicra dhe Kosta Rika në kategorin e Indexit Living Life 2011 mjedisin janë shumë më lart se 10 vendet e para. Këtë vit Living Life 2011 për të renditur vendet sipas mjedisit, ka marrë studimin e Yale University e Performance për vitin 2011, ka nxjerr 25 vendet më të mira në botë për mjedisn përfshirë edhe Shqipërinë, e cila, ka shënuar për Mjedisin 64 pikë. Duke u renditur me vendet me treguesit e performancës; cilësisë së ujit, iniciativa politike, biodiversitetit, ndotja e ajrit, efektin e faktorëve të mjedisit në shëndetin e njeriut, dhe më shumë se kaq.