Avionët më në rrezik
Pas këtyre defekteve pasagjerët janë pyetur se sa të sigurtë e ndjejnë veten me avionët që udhëtojnë. Databaza JACDEC (Jet Airliner Crashes Evaluation Centre) në Hamburg ka regjistruar aksidentet më të këqija në historinë e aeronautikës civile.
Modeli i avionit me të cilin kanë ndodhur më shumë aksidente është Boeing 727, që ka shkaktuar 3.927 të vdekur, në 106 aksidente. Gjatë këtyre viteve janë prodhuar 1832 njësi avionësh të tillë.
Në vend të dytë renditet Boeing 373 Classic 100-200-300, që ka shkaktuar 3732 viktima në 725 aksidente.
Rezultate të këqija ka dhënë edhe Boeing 737-100/200, rrëzimi i këtij modeli ka shkaktuar në total 3314 të vdekur.
Nga modelet më pak të sigurta eshte edhe Airbus A320. Janë prodhuar 2444 njësi, 20 prej të cilave janë aksidentuar duke shkaktuar 631 të vdekur.
Më pas vjen Boeing 757,i prodhuar në 1.050 njësi. Nga aksidentet e këtyre lloj avionëve kanë vdekur 582 persona.
2010, viti i zi për udhëtimet
Gjykatësi gjerman Jan-Arwed,i intervistuar nga "Bild" deklaroi se ky vit ka regjistruar 889 të vdekur nga aksidentet ajrore. Janë 122 më shumë se sa vitin e shkuar me një rritje prej 16 përqind.