Cilat janë karakteristikat që ka një mashkull perfekt? Sipas një studimi, nëse perfeksioni ekziston, atëherë meshkujt që përmbushin këtë përkufizim janë ata 40-vjeçare, që kanë ende një paraqitje rinore, arritje të rëndësishme në karrierë dhe një formim elitar.
Anketimi u krye nga revista “Vanity-Fair”, e cila pyeti 1 168 britanikë në moshë të rritur mbi cilësitë që besojnë se janë të rëndësishme tek një mashkull.
Në krye të listës, me 35% ishte edukimi dhe pjekuria që një mashkull ka arritur. 28% të të anketuarve vlerësonin më shumë qënien punëtorë, ndërsa 27% xhentilesën. Në vetëm 1% të rasteve, në krye të listës së të anketuarve vendosej sportiviteti dhe trupi atletik.
Të pyetur mbi moshën në të cilën mashkulli arrin përsosmërinë më të lartë në jetën e tij, shumica e të anketuarve zgjodhën periudhën “rreth të 40-tave”, ndërsa mes personazheve të famshëm që u servirën për të përzgjedhur, i pari për atë që përfaqëson në rolin e tij u zgjodh Patrick Dempsey, i cili luan rolin e Derek tek “Gray’s Anatomy”.
Indirekt, një provë kjo se punët më prestigjioze, si ajo e doktorit, vlerësohen më shumë prej shoqërisë së sotme.