Cili eshte shkaku i zerave te mistershem nga qielli

Cili eshte shkaku i zerave te mistershem nga qielli
Zëra misteriozë janë dëgjuar të zbresin nga qielli në të gjithë botën. Ata ngjajnë me rënkime dhe tinguj brirësh të fuqishëm. Në Gjermani, zhurmat janë regjistruar në një video dhe janë hedhur në “YouTube”, ku duket se kanë qenë aq të forta sa kanë provokuar alarmet e makinave. Teori të shumta janë nxjerrë për të shpjeguar këtë fenomen, përfshirë edhe zbritjen e Zotit në Tokë për të shtyrë fundin e botës. Por ekspertët thonë se ka shpjegime racionale. Profesori i Universitetit të Saskatçeuanit, Zhan-Pierr St. Mauris, tha për agjencinë CTV se zhurmat janë tinguj elektromagnetikë të emetuar nga aurorat dhe zonat e rrezatimit.

Ndërsa gjeoshkencëtari David Deming nga Universiteti i Oklahomës më parë ka shkruar për një fenomen të quajtur “The Hum” (gumëzhima), një tingull misterioz dhe i pagjurmueshëm që është dëgjuar në disa zona të botës nga dy deri në dhjetë për qind e popullsisë. Në gazetën “Scientific Exploration”, ai ka shkruar se burimi i gumëzhitjes mund të përfshijë transmisionet telefonike dhe “avionët e përdorur nga marina amerikane për komunikimin me nëndetëset”.

Sipas NASA-s, Toka ka “radio-emetime natyrale”. Sipas Agjencisë hapësinore “Nëse njerëzit do të kishin antena radiofonike në vend të veshëve, do të dëgjonin simfoni zhurmash të çuditshme që vijnë nga planeti ynë. Shkencëtarët i quajnë ato “kallëzimtarë” apo “sferikë” që shoqërojnë fenomene natyrore si tërmetet apo vetëtimat dhe janë gjithë kohës rreth nesh, ndonëse shqisat tona në shumicën e rasteve nuk i kapin ato.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama