Citi rrit oferten! 283 milione euro per Kaka? Milani pranon?

Citi rrit ofertën! 283 milionë euro për Kaka? Milani pranon?
 Ditëve të fundit ka spekulime të shumta në lidhje me ofertën që kanë bërë ‘pasanikët’ nga Mançesteri për të fituar shërbimet e yllit të Milanit. “Sky Italia” njofton se delegatët e Cityt i kanë shtuar edhe shtatë milionë euro ofertës primare, dhe tashëm ata ofrojnë 120 milionë euro për ta transferuar ish-Topin e Artë. “Ne jemi duke shqyrtuar ofertën për Kaka. Manchester City ka dhënë një propozim dhe ne jemi duke e shqyrtuar. Kjo nuk do të thotë se e kemi pranuar atë, por pas shqyrtimit do të vendosim për përgjigjen”, ka thënë drejtori i “Milan Channel”, Mauro Suma. Ndërkohë mësohet se babai i Kaka ka udhëtuar për në Mançester, ndërsa një burim i besueshëm i ka thënë “Associated Press” se Milani është pajtuar, ndërsa mbeten të zgjidhen detajet ndërmjet lojtarit dhe Cityt.

E fundit...

Kaka i gatshëm të pranojë ofertën e Citit

Sipas lajmeve të fundit të mediave angleze, Manchester City, e ka ngritur ofertën për Kaka në 243 milionë paund (283 milionë euro).

The Sun ka shkruar se agjentët e brazilianit i kanë dhënë leje Citit t’i drejtohet Milanit, gjashtë javë më herët, kur kishin parë se çfarë shume mund të ofrohet.

Oferta e re Cityt është ndarë kështu:

- 120 milionë paund për Milanin (oferta e parë ishte 107 milionë euro)

- 108 milionë euro pagesat e Kakas, përfshirë edhe taksat. Kaka do të marrë të ardhura neto prej 13.28 milionë në vit, që i bie 255 mijë pund në javë.

- 27 milionë për komisionarët, ndërmjetësuesit dhe harxhimet tjera.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama