Cmimi i biletes se urbanit komisioni i ekonomise ia kalon kompetencen bashkise

Cmimi i biletes se urbanit, komisioni i ekonomise ia kalon kompetencen bashkise

Komisioni i ekonomisë ka miratuar mes debatesh kalimin e kompetencave të transportit urban tek pushteti vendor, ndërkohë që opozita votoi kundër. Diskutimi i këtij projektligji, që transferon kompetencat nga pushteti qendror tek ai vendor është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës në komision.

Përfaqësuesit e opozitës e kanë kundërshtuar këtë projektligj, i cili sipas tij vetëm sa do të heqë përgjegjësitë nga qeveria për rritjen e çmimit të biletës për transportin urban, gjë që është kundërshtuar nga përfaqësuesi i qeverisë, zv/ministri i Transporteve, Ylli Manjani i cili ka theksuar se nuk bëhet fjalë për asnjë prapaskenë, por kompetencat i kalojnë këshillit bashkiak pasi bashkitë i japin licencat për kompanitë e transportit.

“Bashkia e Tiranës nuk na ka dorëzuar asgjë konkrete në lidhje me situatën e transportit urban” tha Manjani.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama