Cmimi i karburanteve habit Ahmetaj

Cmimi i karburanteve, habit Ahmetaj

Çmimi i karburanteve në Shqipëri është ulur po aq sa edhe në tregjet botërore. Këtë deklaratë e ka bërë Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj gjatë një takimi të zhvilluar në Elbasan për tregëtinë dhe bujqësinë.

Në fjalën e tij Ahmetaj i cili tha se “qeveria shqiptare është duke përfunduar draft strategjinë për zhvillimin e tregëtisë dhe bujqësisë për vitet 2014 – 2020. Kur flasim për model të ri ekonomik fokusi është tek rritja e prodhimit Vedas dhe rritja e eksporteve duke i kaluar efektet e kësaj rritjeje tek qytetari shqiptar sidomos tek punësimi”, tha Ahmetaj.

Për karburantet

Duke folur për mbrojtjen e konsumatorit Ahmetaj komentoi edhe protestën e PD-së për fikjen e automjeteve në shenjë proteste për çmimin e karburanteve.

“Nafta u ul nga 195 në 155 lekë për litër, gati e barabartë me çmimin botëror.

Por shqiptarët e dinë vetë se kur ti fikin dhe ndezin makinat, ne premtuam se çmimi nuk do të rritej, ndaj shumë shpejt do të krijojmë një paketë përmonitorimin e naftës.

Objektivi ynë është që të kemi një rritje ekonomike për të mirën e qytetarëve, pasi sfida jonë është që të mos jemi të kënaqur me arritje e 2014, dh eta konsiderojmë 2015 – 2016 një vit kthese që të kemi një rritje ekonomike mbi 4 përqind dhe jo 2.1 që kishim në vitin 2014”, përfundoi Ahmetaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama