Cmimi i naftes rritet nga mungesa e konkurrences

'Cmimi i naftes rritet nga mungesa e konkurrences'

Deputeti socialist, Erjon Braçe, njëherësh dhe kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe shprehet se çmimi i shitjes së naftës nuk është rezultat i taksave, por i mungesës së konkurrencës dhe normës së lartë të fitimit të vendosur nga kompanitë që importojnë naftën dhe benzinën në vend.

"Nuk janë taksat që frenojnë uljen e çmimit; përkundrazi siç është verifikuar dhe gjatë muajve të fundit, çmimi në pompë është ulur pavarësisht taksave; sa herë ulet çmimi i importit të naftës e benzinës,për shkak të tvsh, ulet dhe vlera e taksave që paguhen", shkruan Braçe.

Ai bën një pasqyrim të imtësishëm të të dhënave në Facebook dhe bën thirrje që institucionet shtetërore të ndërhyjnë dhe të ushtrojnë kontroll, në mënyrë që të shmangen çmimet abuzive.

Statusi i deputetit, Erjon Braçe në Facebook

E vërteta për çmimin e naftës dhe benzinës, taksat dhe çmimin përfundimtar në tabelat e pikave të shitjes! Për 1 litër naftë/ të dhënat nga dogana në datën 15 janar:
Vlera e importit në Portin e Durrësit­ 47,663 lekë.

Tatimet dhe taksat;

Akciza­ 37 lekë

Taksa e Qarkullimit­ 27 lekë
Taksa e Karbonit­ 3 lekë
Tatimi mbi Vleren e Shtuar­ 22,933
Totali: cmimi 1 litër naftë të importuar (bashkë me kostit e transporteve etj) plus taksat dhe tatimet 137,596 lekë të
reja

Çmimi i naftës në pompë 167 lekë të reja, diferenca 30 lekë për litër. Kjo diferencë, sipas tregëtareve janë shpenzime të brendshme dhe fitimi!!! 20% e vlerës së 1 litër naftë të importuar plus taksat!!! Për 1 litër benzinë/ të dhënat nga dogana në datën 16 janar:

Vlera e importit në portin e Durrësit­ 42,856 lekë
Tatimet dhe taksat:


Akciza­ 37 lekë
Taksa e Qarkullimit­ 27 lekë
Taksa e Karbonit­ 1.5 lekë
Tatimi mbi Vleren e Shtuar­ 21,671 lekë
Totali: Cmimi 1 litër benzië të importuar (bashkë me kostot e transportit etj) plus taksat dhe tatimet 130,027 lekë të reja.
Çmimi i benzinës në pompë 170­172 lekë të reja, diferenca 40 lekë për litër.
Kjo diferencë sipas tregtareve janë shpenzime të brendshme dhe FITIMI!!!
30% e vlerës së 1 litër naftë të importuar plus taksat!!!

Tani, disa të vërteta të tjera;


E para, shpenzimet e familjeve për nafte, benzinë e gas janë vetëm 3% e shpenzimeve familjare; nuk kanë qenë kurrë 10 %, pra janë vetëm 3 lekë në 100 lekë shpenzime; E dyta, nuk janë taksat që frenojne uljen e çmimit; përkundrazi siç është verifikuar dhe gjatë muajve të fundit, çmimi
në pompë është ulur pavarësisht taksave; sa herë ulet çmimi i importit të naftës e benzinës,për shkak të tvsh , ulet dhe vlera e taksave që paguhen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama