Çmimi i naftës bruto vazhdon të bjerë në bursat kryesore botërore. Sot, çmimi në bursën amerikane WTI ka zbritur nën nivelin 45 dollarë/fuçi dhe aktualisht tregtohet me 44.87 dollarë/fuçi. Kjo prirje vihet re edhe në tregun ndërkombëtar, ku është shënuar një rënie e çmimit, në masën 50 për qind. Ndërkaq, edhe në pikat e pakicës në vendin tonë është konstatuar një rënie e çmimit të naftës dhe benzinës, me rreth 4 lekë për litër. Çmimet e këtyre produkteve në tregun shqiptar kanë rënë me 19 për qind, në krahasim me janarin e vitit të shkuar. Autoriteti i Konkurrencës po mbikqyr tregun e karburanteve për të hetuar nëse ka abuzim me çmimet nga tre sipërmarrjet më të mëdha në këtë fushë në vendin tonë.