Një lajm i mirë për ata që i pëlqejnë shumë ëmbëlsirat: çokollata e zezë bën mirë për shëndetin. Dihet se sasi të vogla çokollate bëjnë mirë, por një studim i fundit ka zbuluar se të hash shumë çokollatë të zezë ul rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Dr. Oscar Franco i Universitetit të Kembrixhit ka krahasuar rezultatet e studimeve të shumta të bëra mbi efektet e çokollatës dhe ka dalë në përfundimin se ata që kanë konsumuar më shumë sasi çokollate në jetën e tyre janë më të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës.