Bazuar në një studim të zhvilluar në Qendrën e Ushqyerjes dhe Shëndetit ka treguar se çokollata përmban përbërës më të shëndetshëm bimorë se shumë lëngje frutash. Specialistët zbuluan se është çokollata Bitter (e zezë) ajo e cila përmban shumë më tepër antioksidues dhe polifenole, të cilat ndikojnë në mbrojtjen e trupit nga shumë sëmundje si kanceri apo sëmundjet e zemrës. Studiuesit e përzien çokollatën Bitter, kakaon, çokollatën e nxehtë me lëngjet e frutave Acai berry, shegë dhe thanë, dhe sipas rezultateve të përftuara bëhet e ditur se çokollata bashkë me kakaon zotërojnë më shumë aktivitet antioksidues dhe flavonol. Në studimin e publikuar në revistën Chemistry Central Journal shkruhet se çokollata humb vetitë e saj të shëndetshme kur shkrihet.