“The Telegraph” njofton se studiuesit theksuan se përbërësi “teobromin” i gjendur tek kakao dhe çokollata, ndihmon në heqjen e kollës. Pasi të testohet për dobinë e tij do të hidhet në treg në trajtë ilaçi brenda dy vjetësh. Në studimin e realizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Anglisë për mushkëritë dhe zemrën u vërtetua se përbërësi “teobromin” i gjendur tek kakao dhe çokollata ndihmon në heqjen e kollës.
Duke pohuar se lënda “teobromin” është më efektive se shurupët në heqjen e gërvishtjes së fytit dhe kollës, studiuesit bënë të ditur se lënda “codeine” e gjendur në shurupët e kollës është një lëndë shumë e dëmshme për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeç.
Specialistët deklarojnë se vetëm një cope çokollatë “bitter” ndihmon në qetësimin e kollës por ato pohojnë se nuk janë bërë akoma studime për të përcaktuar dozën e duhur.