Corriere Dello Sport ve notat shqiptaret me te mire se Pogba

Corriere Dello Sport vë notat, shqiptarët më të mirë se Pogba

Gazeta sportive italiane "Corriere Dello Sport", ka përpiluar klasifikimin e futbollistëve të kampionatit italian që kanë luajtur me kombëtaret e tjera në Euro 2016 në bazë të paraqitjeve të tyre. Sipas kësaj gazete, "ylli" i këtij klasifikimi është kroati Ivan Perishiç i Interit që ka shkëlqyer në tre ndeshjet në grupe, duke merituar notën 8.

Por ajo që bie në sy është edhe vlerësimi i lartë për futbollistët shqiptarë, duke filluar nga Ajeti, për të vazhduar me Memushajn, Hysajn e Berishën, të gjithë me nota pozitive dhe të gjithë më lart në klasifikim se sa ylli i Juventusit dhe Francës, Pol Pogba.

4000

Ajeti renditet në vendin e 6, me notën 7. "Është një nga surprizat e Europianit. Për sa kohë që është në fushë, Shqipëria përballon Francën. Në zonën e rreptësisë është një gjigand. Dhe luan në të njëjtin nivel edhe kundër Rumanisë", shkruhet për të.

1880032-39597633-2560-1440

Memushaj mban vendin e 9 në këtë klasifikim, me notën 6,5. "Godet shtyllën ndaj francezëve dhe organizon kundërsulme. Përmirëson rendimentin përballë Rumanisë", është komenti për mesfushorin.

Hysaj

"Vetëm" vendi i 13 për Elseid Hysajn, me notën 6,5. "I jep forcë dhe shtyn Shqipërinë në debutim, ndërsa ndalon Marsial në ndeshjen e dytë. Gjithmonë në një nivel të mirë ndaj Rumanisë, në fitoren e parë, ndonëse të pavlerë, të kombëtares së tij", shkruan e përditshmja sportive italiane.

Berisha Shar

Vendi i 19 i përket portierit Berisha, i cili meriton notën 6 për turneun. "Gabimi te goli zviceran është i rëndë por e merr veten me disa ndërhyrje vendimtare. Më mirë në ndeshjen e dytë, nuk ka faj te golat. Pa probleme në ndeshjen e tretë me Rumaninë".

Renditja e plotë e "Corriere Dello Sport":

  1. I. Perishiç (Inter/Kroaci) 8
  2. A. Morata (Juventus/Spanjë) 7,5
  3. J. Blaszczikovski (Fiorentina/Poloni) 7,5
  4. M. Hamshik (Napoli/Sllovaki) 7
  5. N. Kaliniç (Fiorentina/Kroaci) 7
  6. A. Ajeti (Frosinone/Shqipëri) 7
  7. M. Brozoviç (Inter/Kroaci) 7
  8. S. Khedira (Juventus/Gjermani) 6,5
  9. L. Memushaj (Peskara/Shqipëri) 6,5
  10. M. Badelj (Fiorentina/Kroaci) 6,5
  11. M. Manxhukiç (Juventus/Kroaci) 6,5
  12. K. Glik (Torino/Poloni) 6,5
  13. E. Hysaj (Napoli/Shqipëri) 6,5
  14. B. Xhemajli (Xhenoa/Zvicër) 6,5
  15. D. Mertens (Napoli/Belgjikë) 6
  16. I. Strinic (Napoli/Kroaci) 6
  17. V. Shczesnji (Roma/Poloni) 6
  18. V. Kirishes (Napoli/Rumani) 6
  19. E. Berisha (Lacio/Shqipëri) 6
  20. R. Naingolan (Roma/Belgjikë) 6,5
  21. P. Pogba (Juventus/Francë) 6
  22. S. Lihtshtajner (Juventus/Zvicër) 6
  23. J. Kuçka (Milan/Sllovaki) 6
  24. S. Vrsaljko (Sasuolo/Kroaci) 5,5
  25. E. Halfredson (Verona/Islandë) 5,5
  26. C. Tatarusanu (Fiorentina/Rumani) 5,5
  27. P. Evra (Juventus/Francë) 5,5


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama