Cucinotta Te konsiderojne sex symbol? Per sa zgjat me pelqen

Cucinotta: Të konsiderojnë sex symbol? Për sa zgjat, më pëlqen
Për filmin e fundit të xhiruar (komedinë greke “Uranya”) thotë: “Nuk ishte shumë e vështirë të vieheshe në roilin e një prostitute: më duhet një cast për të shkuar përtej radhëve dhe të kënaqem me atë që merr pas lodhjes. E vështirë ishte ama të recitore greqisht: e zbulova atë mëngjes që zbrita në shesh, asnjë nuk fliste anglisht. Por edhe në këtë rast ndoqa instiktin, që nuk më la në baltë”- shpjegon aktorja siçiliane.

Në Kanë ka qenë mes divave të televizionit e kinemasë dhe për këtë tregon. Festivali është një vend i mrekullueshëm dhe luksoz, por të krijon një gjendje ankthi të tmerrshëm. E urrej kaosin dhe kalimi i tapetit të kuq me çmend. U ndala vetëm disa orë; aq sat ë më duhej për të prezantuar filmin dhe pastaj u ktheva në shtëpi me vrap”- thotë ajo.

Në fund flet edhe për projektet e reja. “Unë dhe im shoq prodhuam 'L'imbroglio nel lenzuolo', me regjinë e meksikanit Alfonso Arau, që do të dalë në fund të vitit.

Ajo e quan një projekt ambicioz dhe të kushtueshëm, ku kanë future në punë edhe paratë e tyre. Më pas në listë është edhe një tjetër film, por këtë radhë me aktorë të rinj e joprofesionistë.

Nuk ne ka shumë të vështirë të pranojë që ka një pafundësi problemesh. “Nxehem së paku një herë në ditë. Problem i madh është se italianët nuk janë të aftë të punojnë në grup, për një project të përbashkët dhe nëse do t’ia dalësh, duhet të punosh shumë që të lësh mënjanë edhe antipatitë e të tjerëve”- përfundon ajo.

Bruna Prifti : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama