Pronari i anijes "Adriana" ka denoncuar ne polici vjedhjen e objektit ne pronesi te tij. Denoncimi eshte bere tri dite pas konstatimit te vjedhjes, pasi Abazi 38-vjecar ka tentuar ta gjeje vete se ku ka perfunduar anija e tij dhe kur ka deshtuar ne keto perpjekje, i eshte drejtuar policise. Ai e kishte nxjerre per riparime nga deti ne toke anijen ne zonen e kalates lindore te Portit te Durresit. Duket e cuditshme zhdukja e nje anijeje te vogel ne territorin e portit me te madh te vendit. Kane nisur hetimet e para per vjedhjen dhe dyshohet se anija mund te kete perfunduar per skrap.