DETAJET/ Çfare ndodhi me Sopotin? Do tiu qr.. nese fitoni me Pogradecin

DETAJET/ Çfarë ndodhi me Sopotin? Do tiu qr.. nëse fitoni me Pogradecin

Degradon futbolli. Loja që zhvillohet në fushë nuk ka më asnjë vlerë përpara ngjarjeve "horror" si ajo e djeshmja që i ka ndodhur skuadrës së Sopotit.sopoti pogradeciLojtarët dhe pjesëtarë të stafit janë kërcënuar me armë, thika e shkopinj bejsbolli përpara sfidës që do të luanin në Krujë ndaj Pogradecit. Një skenar i denjë për filmat e Hollivudit është luajtur dje në mes të ditës në një rrugë kryesore shumë pranë kryeqytetit.

Futbollistët janë kërcënuar që të mos fitonin në ndeshjen ndaj Pogradecit, pasi në të kundërt asnjë prej tyre nuk do të shkonte gjallë në shtëpi. Një ngjarje që të kthen shumë vite mbrapa në kohë. Ngjarja Duke ju referuar dëshmive të lojtarëve të Sopotit që kanë rënë pre e kërcënimit dhe më pas kanë denoncuar në polici, gazeta ka arritur të zbardhë ngjarjen e djeshme.

Minibusi me rreth 22 vende, që transportonte të gjithë lojtarët e skuadrës dhe trajnerin e portierëve, ka qenë duke u ngjitur drejt Krujës, 2- 3 kilometra larg qytetit, në vendin e quajtur "Pishat" kur është ndalur nga një fuoristradë me targa amerikane, ngjyrë jeshile. Tre persona me kapuça e kapele në kokë, të pajisur me thika të mëdha, shkopinj bejsbolli dhe leva kanë hyrë brenda minibusit dhe u janë drejtuar lojtarëve: "Ju jeni skuadra e Sopotit?".

Pasi kanë marrë konfirmimin, kanë kërkuar se cili ishte i pari aty, por asnjë prej lojtarëve nuk është përgjigjur. Në këtë moment kanë lëshuar mesazhin që kishin: "Do t'iu q...r... të gjithëve. Nëse fitoni me Pogradecin, askush prej jush nuk do të shkojë gjallë në shtëpi".

Lojtarët kanë denoncuar edhe faktin se në automjet kanë qenë edhe 2-3 persona të tjerë, të cilët ishin të armatosur. Kërcënuesit janë larguar menjëherë, në një kohë që skuadra librazhdase ka vazhduar rrugën drejt stadiumit të Kastriotit. Lojtarët kanë qenë të traumatizuar dhe të frikësuar, ndërsa drejtuesit e klubit kanë kërkuar shtyrjen e ndeshjes. Por, kjo nuk është marrë në konsideratë nga delegati dhe vëzhguesi duke vendosur që loja të zhvillohej. Pas ndeshjes, të gjithë lojtarët kanë dhënë dëshmitë e tyre në Komisariatin e Fushë- Krujës, ku kanë denoncuar ngjarjen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama