DIHA Shqiperia vend i mire per biznes

DIHA: Shqiperia, vend i mire per biznes

Shqipëria vlerësohet më mirë si vend për të bërë biznes, krahasuar me një vit më parë. Ky është rezultati i raportit mbi klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2015, i publikuar nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë (DIHA).

Drejtoresha e DIHA-s, Annete Kasten tha se 19 për qind e të anketuarve brenda shoqatës, e vlerësojnë më mirë situatën ekonomike, ndërkohë që vitin e kaluar këtë vlerësim e kishin vetëm 13 për qind e biznesve.

Ndërkaq, 34 për qind e kompanive vlerësojnë situatën ekonomike si "të kënaqshme", ndërkohë që 47 për qind e të anektuarve e vlerësojnë atë si negative, vlerë e cila, në vitet 2013 e 2014, ishte mbi 60 për qind.

Vlerësimet e faktorëve, të cilët ndikojnë në zgjedhjen e një destinacioni investimesh janë përmirësuar. Bizneset vlerësojnë me notë maksimale motivimin dhe kualifikimin e fuqisë punëtore shqiptare.

Një ndryshim pozitiv dallohet edhe tek faktorët që më parë shiheshin në mënyrë shumë kritike, si "administrata shtetërore" dhe "barra tatimore". Faktori "siguri ligjore" ka pasur edhe kapërcimin më të madh në këtë shkallë vlerësimi.

Ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman i pranishëm në aktivitet u shpreh se tendenca e zhvillimit ekonomik në vend është qartësisht pozitive. Ndërsa Kasten theksoi se kompanitë shpresojën përmirësimin e situatës në të ardhmen.

 

 

DIHA - Prezantimi i Anketimit Mbi Klimen e Biznesit 2015


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama